LAJMI I FUNDIT:

Mustafa tregon ato që i foli me Nulandin

Mustafa tregon ato që i foli me Nulandin

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka treguar nëpërmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook se për çka ka folur me nënsekretaren e shtetit të SHBA-ve gjatë vizitës së saj në Kosovë.

“Takimi me ndihmës sekretaren e shtetit, znj Victoria Nuland ishte shumë përmbajtjesor por edhe me porosi të qarta. U adresuan shumë çështje, ndër të cilat:


– Nevoja e forcimit të shtetit ligjor, lufta kundër krimit dhe korrupsionit;

– Reformatizimi i Qeverisë;

– Implementimi i marrëveshjeve nga dialogu me Serbinë dhe vazhdimi i dialogut;

– Zgjidhja e problemit të kufirit me fqinjët, në këtë rast me Malin e Zi, si element shumë i rëndësishëm i sovranitetit shtetëror që ndërlidhet edhe me përkrahjen për transformimin e FSK-së në FAK, duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me dy vende, njëri prej të cilëve është anëtar i NATO-s, kurse tjetri pretendon të bëhet anëtar. (Kjo nuk mund të kuptohet se pas demarkacionit do të bëhet transformimi, por se transformimi nga pala amerikane u vu në korrelacion edhe me demarkacionin e kufirit);

– Zgjidhja e problemit të pagesave për veteranë, nga se pagesa për ata që nuk kanë merita cilësohet si korrupsion dhe keqpërdorim i parasë publike. U tha qartë se në qoftë se Kosova nuk e adreson dhe nuk e zgjidh këtë çështje me kohë (është fjala para aprovimit të buxhetit për vitin 2017) rrezikon të dal nga Programi i Fondit Monetar Ndërkombëtar. Prandaj, nëse rrezikohet programi i FMN-së, Kosova do të humbë edhe programin e Korporatës së Sfidave të Mileniumit (MCC), që llogaritet se sillet nga 200 milionë deri në 400 milionë dollar amerikan.

Duke e konsideruar tepër të rëndësishme partneritetin me SHBA, Qeveria do të punoj me përkushtim në këto çështje” (sic.), ka shkruar ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori