Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në tryezën më titull “Ecuritë e Transformimit të Trepçës”, ku u prezantuan studime të rastit dhe refleksione për Ligjin mbi Trepçën.
Të pranishëm ishin kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi, ministrat Blerand Stavileci e Hykmete Bajrami, përfaqësues të komisioneve parlamentare, menaxhmenti i Trepçës, përfaqësues të ambasadave dhe ekspertë ndërkombëtarë e vendorë.
Kryeministri Mustafa tha para të pranishmëve se problematika që lidhet me Trepçën nuk është e lehtë.
Duke iu referuar faktit se më këtë çështje janë marrë edhe në vitet e pasluftës dhe se është fjala për një gjigant ekonomik që është trashëguar e që ka qenë historikisht i rëndësishëm për ekonominë dhe për zhvillimin e Kosovës, kryeministri tha se për Trepçën jo vetëm që janë të lidhura efektet ekonomike por Kosova ka edhe emocione të veçanta për Trepçën.
“Prandaj, është një çështje e cila është mjaft komplekse dhe e cila kërkon zgjidhje, dhe mua më vjen mirë që sot kemi studime të rastit nga vende të ndryshme të cilat do të prezantohen këtu dhe të cilat do të na japin format e zgjidhjeve që janë shfrytëzuar në vendet e tjera për rastet e ngjashme ose për raste përafërsisht të njëjta”, tha kryeministri.
Duke iu referuar faktit se vitin e kaluar është vendosur në Kuvend që të sillet një ligj i veçantë për Trepçën, kryeministri Mustafa tha se duhet të zgjidhet përfundimisht statusi i Trepçës.
“Kemi marrë tre hapa të rëndësishëm. Kemi formuar një komision qeveritar i cili ka punuar në ligjin për Trepçën, është angazhuar komisioni parlamentar që të punoj së bashku me ju në mënyrë që të ofrohen studimet e rastit dhe Agjencioni Kosovar i Privatizimit është duke punuar studimin e fizibilitetit për Trepçën. Janë tri aktivitete të cilat po zhvillohen paralelisht për të cilat ne nuk dëshirojmë që në asnjë rast të sjellim vendime politike, por dëshirojmë që vendimet tona të cilat do të merren në Kuvendin e Republikës së Kosovës të jenë vendime të bazuara në përvoja, vendime që kanë arsyeshmëri ekonomike dhe vendime të cilat do të mundësojnë që Trepça në të ardhmen të punojë mbi baza të profitabilitetit, të punoj si element i ekonomisë së tregut. Ndërkaq formën e organizimit ta gjejmë atë që është më e përshtatshmja”, tha kryeministri.
Më tej, kryeministri Isa Mustafa, theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës që të punojë dhe që të kapen afatet, duke pas parasysh se afati përfundimtar është para nëntorit që të përfundohet me ligjin për Trepçën dhe me organizimin e ri të Trepçës.
“Por, unë nuk e konsideroj se me ligj ne i zgjidhim të gjitha problemet. Ligji është një bazament i cili ofron strukturën organizative, ofron marrëdhëniet e brendshme, ofron çështjen e përkohshme pronësore të rregullimit të Trepçës. Do t’i kemi pastaj problemet debitore dhe kreditore të cilat do t’i zgjidhim, këto që i tha edhe kryetari i Kuvendit tani, dhe janë çështje tjera që janë të hapura të cilat natyrisht do t’i zgjidhim në të ardhmen. Por, nuk jemi për atë që ta zgjasim më tutje këtë agoni të Trepçës dhe unë ju falënderoj për kontributet që i keni dhënë dhe do t’ju falënderoj shumë edhe për prezantimin e studimeve të rastit”, tha Mustafa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës