LAJMI I FUNDIT:

Mustafa tha se vendi ka nevojë për bashkëpunim politik, LVV e PDK thonë se do të mbesin në opozitë

Mustafa tha se vendi ka nevojë për bashkëpunim politik, LVV e PDK thonë se do të mbesin në opozitë

Propozimi i Speciales për ngritje të aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli u bë shkas i anulimit të takimit të paralajmëruar për 27 qershor në Washington në mes Kosovës e Serbisë me ndërmjetësimin e SHBA-ve.

E gjithë kjo ka bërë që situata politike në vend të marrë kahje tjetër, madje po theksohet se situata politike në vend është futur në një gjendje me shumë të panjohura.


Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ditë më parë përmes një statusi në Facebook tha se kjo situatë nuk determinon stabilitet apo jo të Qeverisë, por të të gjitha institucioneve të vendit.

Mustafa madje paralajmëroi që në ditët në vijim do të bisedojë me të gjithë që kanë gatishmëri, jo për të forcuar pushtetin individual apo partiak por, për të forcuar shtetin e Kosovës dhe funksionalitetin e tij.

“Ata që Kosovën e duan si fushë të gladiatorëve, nuk besoj se ia duan të mirën këtij vendi”, shkroi Mustafa.

Mustafa: Pas aktakuzës ndaj Thaçit e Veselit, vendi është futur në situatë e cila nuk garanton stabilitet të institucioneve
Lexo po ashtu Mustafa: Pas aktakuzës ndaj Thaçit e Veselit, vendi është futur në situatë e cila nuk garanton stabilitet të institucioneve

Lidhur me këtë propozim të Mustafës, në Lëvizjen Vetëvendosje thonë që nuk do të jenë pjesë e asnjë qeverie që formohet kundër vullnetit qytetar.

Zëdhënësi i kësaj partie, Përparim Kryeziu ka deklaruar për Telegrafin se kjo qeveri është ilegale dhe ilegjitime.

“Kjo qeveri është ilegale dhe ilegjitime. Vendi ka nevojë për një qeveri demokratike e me legjitimitet që vjen përmes zgjedhjeve demokratike. Ne nuk do të bëhemi pjesë e asnjë qeverie që formohet kundër vullnetit qytetar. Të tjerët edhe mund të bashkohen sepse tashmë kanë qenë të bashkuar. Të ndara mund t’i kenë vetëm etapat e bashkimit të tyre në një koalicion përkundër vullnetit qytetar”, ka thënë Kryeziu.

Ndërkaq, zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi ka thënë për Telegrafin se qëndrimi i PDK-së mbetet ai i mëhershmi, vazhdojmë të jemi në opozitë.

Ditë më parë Bytyçi kishte theksuar se nuk është diskutuar për hyrje të PDK-së në qeveri.

“Partia Demokratike e Kosovës, është parti opozitare. Deri më tani, nuk është diskutuar kjo temë e hyrjes në qeveri, në asnjë nivel vendimmarrës të partisë. Çdo gjë që është duke u përfolur deri tani nëpër media, është vetëm në nivel të spekulimeve!”, kishte deklaruar Bytyçi.

Specialja ngre aktakuzë kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit
Lexo po ashtu Specialja ngre aktakuzë kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit

Më 24 qershor 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një propozim aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Në propozim aktakuzën pretendohet se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Menjëherë pas këtij njoftimi, presidenti Hashim Thaçi ka thënë se nëse aktakuza ndaj tij konfirmohet, ai do të jap dorëheqje.

“Gabime politike në paqe mund të kem bërë, por krime lufte asnjëherë. Edhe po të kthehesha mbrapa, në kohën e zezë të Slobodan Millosheviqit, do të bëja të njëjtën gjë, duke iu përgjigjur plumbit armik me plumbin e etjes për liri dhe duke mos i hyrë kurrë në hak asnjë qytetari serb, rom apo shqiptar. Nëse aktakuza konfirmohet, unë menjëherë do të jap dorëheqje si President i juaji dhe do të përballem me akuzat”, pati deklaruar Thaçi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori