LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Do të hapim perspektivë ekonomike në fshatrat e Ferizajt

Mustafa: Do të hapim perspektivë ekonomike në fshatrat e Ferizajt

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka vizituar sot fshatrat Dardani dhe Zllatar të Komunës së Ferizajt, ku mori pjesë në përurimin e rrugës së re të ndërtuar me standardet më të larta evropiane, me gjatësi 3200 metra dhe gjerësi 6 metra, që lidh këto fshatra me magjistralen Ferizaj-Gjilan.

Sias njoftimit, kryeministri Mustafa u prit nga qindra banorë të këtyre fshatrave si dhe nga kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa, deputetë të Kuvendit të Kosovës, asamblistë komunalë dhe përfaqësues të tjerë locale.


Para të pranishmëve të shumtë, kryeministri Mustafa tha se ndërtimi i kësaj rruge me standard, justifikohet më së miri me pjesëmarrjen e qytetarëve të saj në këtë përurim.

“Në qoftë se një investim nuk përjetohet nga qytetarët, nuk përjetohet nga njerëzit për të cilët bëhet dhe nuk pranohet nga ata, atëherë ai investim nuk e ka edhe vlerën e vet. Unë vlerën më të madhe të kësaj rruge e shoh në ju, në pjesëmarrjen e juaj këtu sot, në këtë numër të madh të njerëzve që e shënojnë këtë sukses, si sukses të tyre”, tha kryeministri, transmeton Telegrafi.

Më tej, kryeministri Mustafa tha se këtij suksesi do t’i shtohen edhe suksese të tjera.

“Ne do të bëjmë përpjekje maksimale që edhe zhvillimin ekonomik ta shpërndajmë kështu. Siç po ndërtojmë rrugë do të ndërtojmë edhe fabrika të vogla nëpër vendbanimet e juaja, në mënyrë që ju të gjeni punë këtu, këta të rinj dhe fëmijë që janë këtu të gjejnë ardhmërinë e tyre dhe perspektivën e tyre në këtë vend, në këto fshatra, në këtë komunë, në këtë Kosovë që e duam kaq shumë dhe që se zëvendësojmë me asnjë vend tjetër”, tha kryeministri, duke shprehur përkrahjen për kryetarin e Komunës edhe për kërkesat që i ka për rrugët e tjera.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa, falënderoi kryeministrin Mustafa për praninë, duke theksuar se ai po i ndërron pamjen jo vetëm Ferizajt por edhe Kosovës përmes investimeve që po bën.

Kryetari Sfarqa tha se pas përfundimit të kësaj rruge, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës, do të punohet që ky lokalitet të lidhet edhe me Komunat e Gjilanit dhe të Vitisë.

“Vetëm 3 kilometra nga këtu mund të lidhet rruga që shpie në magjistralen Gadime-Gjilan, që do ta lehtësoj qarkullimin e njerëzve dhe të mallrave që lidh komunat tona si dhe me Komunën e Vitisë në fshatin Remjan”, tha Sfarqa.

Ai më tutje tha se banorët e këtij lokaliteti duke qenë njerëz punëtorë e të vyeshëm janë bërë pjesë e zhvillimeve dhe e realizimit të planit qeverisës të Komunës së Ferizajt dhe më gjerë.

“Komuna e Ferizajt po bën investime në të gjitha sferat infrastrukturore për t’ua lehtësuar qytetarëve jetën e tyre, për të krijuar një perspektivë për të gjithë, në mënyrë që lëvizjet që ka pas ky lokalitet nga fshati në qytet të ndërpriten sepse edhe Zllatari edhe fshatrat tjera po marrin gjithnjë e më shumë pamjen e fshatrave evropiane”, tha kryetari Sfarqa./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla

Lajme
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë

Lajme
Kalo në kategori