LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Taksa po vazhdon t’i mbulojë të gjitha dështimet e Qeverisë

Mustafa: Taksa po vazhdon t’i mbulojë të gjitha dështimet e Qeverisë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se nuk ka nevojë të shfrytëzohet taksa për të bërë dallime të brendshme.

“Si Kryetar i LDK-së kam theksuar se është një masë e merituar ndaj Serbisë, por po ashtu se është një masë populliste, e pamatur mirë në momentin që është marrë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Postimi i plotë:


Të nderuar qytetarë,
LDK është angazhuar dhe angazhohet për miqësi të përhershme me SHBA-të dhe partneritet me BE-në. E vetmja rrugë e Kosovës, për LDK-në, është rruga euro-atlantike. Në këtë frymë është sjellë LDK deri sa ka drejtuar Qeverinë por edhe në kohën kur presidentët e vendit ishin nga LDK.

Tani përgjegjësinë për vendimet që prekin në këto marrëdhënie duhet ta merr Qeveria dhe koalicioni qeverisës. Është rregull që ata që marrin vendime, vulosin edhe fatin e vendimeve të tyre.

Nuk ka nevojë të shfrytëzohet taksa për të bërë dallime të brendshme. Si Kryetar i LDK-së kam theksuar se është një masë e merituar ndaj Serbisë, por po ashtu se është një masë populliste, e pamatur mirë në momentin që është marre.

Dihet se taksa u vu një ditë pasi Qeveria dështoi të anëtarësoj Kosovën në Interpol. Dështimi iu vesh Serbisë me të drejtë, por për këtë dështim nuk u fajësua askush në Kosovë që nuk e bëri punën mirë. Që ta mund Serbinë. Taksa mbuloi çdo gjë, i mbuloi të gjitha dështimet dhe po vazhdon ti mbuloj edhe më tutje.
LDK nuk e ka propozuar taksën, nuk ka ngarendë të merr merita dhe LDK nuk konsideron se i takon asaj të shprehet se çfarë duhet të bëjë Qeveria me taksën.

Kryeministri i ka 35 këshilltarë e 80 zëvendësministra; sikurse edhe Kryetari i Kuvendit dhe zëvendëskryeministri (që u ofruan të marrin merita) le të konsultohen me njerëzit e vet. Ata janë aty për të dhënë ndihmesën e tyre në punët e shtetit, jo që me para të shtetit ta sulmojnë opozitën.
Serbia po vazhdon aktivitetin e ndyre për tërheqje të njohjeve, por me te nuk po merren ndërkombëtarët. Të gjithë po merren me taksën e Kosovës.

Taksa është bërë kusht nga Serbia për vazhdimin e dialogut, pra një lloj laure. Ne nuk i kemi vënë laura Serbisë. Se çfarë duhet të bëjë apo të mos bëjë për të vazhduar dialogu. Në momentin që ngrihet laura e taksës, askush nuk e di se ku e qon dialogu Kosovën. Askush nuk ka marrë siguri se Serbia do ta njohë Kosovë, askush nuk ka marrë garanci se nuk do të cenohet shtetësia e Kosovës. E vetmja gjë që vërehet është se dikujt po i ngutet?! Dhe e vetmja gjë që dihet është se punët e shtetit nuk bëhen me nguti.

Institucionet e Kosovës, çdonjëra për vete lobon në SHBA e vende tjera përmes firmave lobuese me kontrata të dyshimta të nënshkruara nga ministra e zëvendësministra, apo nga Presidenca, pa e ditur kush se për çfarë po lobojnë dhe si po shpenzohen këto para publike. Tani edhe këto po i mbulon taksa. Por, jo përgjithmonë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori