LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: S’kemi folur asnjëherë për zgjedhje, kjo qeveri do ta çojë mandatin deri në fund

Mustafa: S’kemi folur asnjëherë për zgjedhje, kjo qeveri do ta çojë mandatin deri në fund

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se koalicioni PDK-LDK është duke funksionuar mirë. Ai ka mohuar edhe mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje.

I pari i ekzekutivit ka thënë se kjo qeveri do të çojë mandatin deri në fund. Ai ka thënë se deklaratat e Kadri Veselit janë keqinterpretuar.


“Nuk është folur asnjëherë për zgjedhje. Ne jemi duke funksionuar tepër mirë. PDK dhe LDK si koalicion qeverisës do ta çojnë mandatin deri në fund. Zgjedhjet do të mbahen ashtu siç parashihen, pra pasi ne ta përfundojmë mandatin”, ka thënë Mustafa, transmeton Gazeta Express.

Ai është shprehur i bindur se deklaratat e kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, të bëra ditë me parë në media për mundësinë e shkuarjes në zgjedhje, janë keqkuptuar.

“Deklaratat në media shpesh po keqinterpretohen dhe po u jepen kahje të ndryshme”, ka thënë Mustafa në RTK.

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori