LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Qeveria Haradinaj ka bllokuar vendin, duhet të shkojmë në zgjedhje

Mustafa: Qeveria Haradinaj ka bllokuar vendin, duhet të shkojmë në zgjedhje

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar sot 29 vjetorin e Forumit të Gruas. Me këtë rast, kryetari i kësaj partie Isa Mustafa deklaroi se pjesëmarrja e grave në institucione është meritë e LDK-së.

Gjatë shënimit të këtij përvjetori, Mustafa ka folur edhe për Qeverinë Haradinaj, të cilën e ka akuzuar se po e mbanë të bllokuar vendin dhe po rrezikon marrëdhëniet me ndërkombëtarët.


Mustafa po ashtu theksoi se duke qenë në këtë situatë vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

“Vet fakti që ne jemi në një bllokadë qeverisëse të vendit, tregon se vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Kosovës i nevojitet një orientim i tillë dhe pa një të tillë ne nuk mund të shkojmë përpara. Ne ja kemi bërë me dije edhe Qeverisë aktuale që duhet ta ndërrojë qasjen e saj”, ka thënë Mustafa.

Tutje i pari i LDK-së theksoi se është me interes të qytetarët që t’i përmbushin kërkesat e Bashkimit Evropian.

“Ne nuk i kemi dy shtëpi sikur Serbia që ka Rusinë dhe BE-në, por e kemi vetëm një. Pra neve na mungon që të bëhemi pjese e BE-së dhe të kemi zhvillim ekonomik në vend. Qeveria nuk po merret me interesat e qytetarëve. Problem i madh është korrupsioni, papunësia dhe kapja e shtetit. Ndërsa ata po i mbulojnë këto probleme me disa vendime të tyre që i kanë marrë vet. Ashtu si i kanë marrë këto vendime, ashtu duhet t’i zgjidhin.Ne do të japim kontributin tonë në dialog me Serbinë, por do ta bëjmë këtë si opozitë. Tani ndodhemi pranë proceseve të brendshme në LDK. Në fund të vitit të kaluar ne kemi hartuar një platformë për zgjedhjet e brendshme në LDK”,ka shtuar Mustafa. /Telegrafi/