LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Pranoni faktet, nuk guxojmë të luajmë me interesat e popullit

Mustafa: Pranoni faktet, nuk guxojmë të luajmë me interesat e popullit

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve në debatin për Demarkacionin me Malin e Zi, kryeministri Isa Mustafa ka thënë se shënjimi i vijës kufitare me vendet fqinje është proces historik.

“Pas nënshkrimit të marrëveshjes me Malin e Zi në Vjenë dhe ankesave që janë bërë nga opozita, kam apeluar tek qytetarët dhe kompanitë që të dëshmojnë se nëse ndonjë pronë e tyre qoftë publike apo private i është kaluar Malit të Zi, dhe një gjë e tillë nuk është bërë”, ka thënë Mustafa, transmeton Telegrafi.


Mustafa ka theksuar se Mali i Zi ka dëshmuar se një pjesë e tokës të cilën opozita dhe disa ekspertë po mendojnë se është e jona, është e tyre.

“Puna që ka bërë komisioni shtetëror është e saktë, prandaj edhe nënshkrimi i marrëveshjes është bërë në mënyrë të duhur. Ju kam thënë edhe deputetëve të LDK-së që të mos e votojnë ratifikimin e demarkacionit vetëm për shkak të liberalzimit, nëse gjejnë se ndonjë pjesë e territorit tonë i takon Malit të Zi”, tha Mustafa.

Ai shtoi se debati i sotëm duhet të përfundoj me pranim të fakteve pasi që nuk guxojmë të luajm me interesat e qytetarëve tanë./Telegrafi/