Kryetari në detyrë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa sërish ka folur rreth dorëheqjes së tij, ndërsa theksoi se këtë e bëri si gjest moral dhe jo si akt pendimi.
Mustafa në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se po të kthehej edhe njëherë mbrapa do të drejtonte njëjtë LDK-në.
Ai më tej thotë se LDK u ndëshkua se nuk iu nënshtrua propagandës së majtë, dhunës dhe presionit.
Lexoni të plotë postimin e Mustafës në Facebook:
Të nderuar qytetarë
Më 15 shkurt të këtij viti e njoftova Kryesinë e LDK-së se pas rezultateve zgjedhore të dt 14 shkurt do t’ia ofroj Kuvendit të LDK-së dorëheqjen time si Kryetar i LDK-së.
Dorëheqjen si gjest moral, jo si akt i pendimit. Sepse po të kthehesha edhe njëherë mbrapa, njëjtë do ta drejtoja LDK-në. Me orientime zhvillimore, proevropiane, partneritet me SHBA-të, pa skandale dhe të pakorruptuar.
Unë do tu kërkoja falje juve qytetarë dhe veprimtarëve të LDK-së, sikur LDK të penalizohej nga elektorati për qeverisje të korruptuar dhe të padijshme!
Në fakt LDK ka qeverisur pa asnjë skandal. Gjashtë vite kam drejtuar Prishtinën, si kryetar i saj. Më ka akuzuar Vetëvendosja me 72 dosje dhe nuk është vërtetuar se asnjëra prej tyre ka të bëjë me mua. Në ato vite Prishtina ka përjetuar kulmin e saj me shkolla të reja, infrastrukturë, sheshe e rrugë, gjelbërim, terrene sportive…. me fillimin e fabrikës së ujit dhe të ngrohjes së qytetit.
Kam qenë gati tre vjet Kryeministër i vendit dhe qeveria ime nuk ka pasur asnjë skandal dhe veprim korruptiv. Kosova ka përjetuar rritjen ekonomike nga 2 sa e trashëguam në 4 përqind që e vazhdon edhe tani, është përkrahur sektori privat i bizneseve, është nënshkruar Marrëveshja e parë kontraktuale me me BE-në, ajo e Stabilizim Asocimit, kishim plotësuar 93 kritere për liberalizim të vizave nga 95 sosh.
Qeveria Hoti, ka sanuar relacionet e prishura me SHBA nga Qeveria Kurti si dhe relacionet me BE, të shkatërruara nga qeveria Kurti dhe Haradinaj, ka nënshkruar Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë, ka menaxhuar me sukses Pandeminë Covid-19 si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik.
Unë do të isha i lehtësuar po ta dija se pse qytetarët e ndëshkuan me votë LDK-në në këto zgjedhje.
E ndëshkuan, sepse nuk u nënshtrua ndaj propagandës së majtë, ndaj dhunës dhe presionit, ashtu siç nuk u nënshtrua nga Serbia në vitet e nëntëdhjeta. Apo, pse???
Se është ndëshkuar, pse e kemi prishur koalicionin me VV-në, unë nuk pendohem, sepse do ta prishja edhe sot. Ndërmjet SHBA-së dhe VV-së, LDK ka zgjedhur partneritetin me SHBA-të. Ndërmjet konfrontimit me administratën e Presidentit Tramp dhe me Lëvizjen Vetëvendosje, LDK ka zgjedhur të evitojë çdo konfrontim dhe acarim të marrëdhënieve me SHBA por është rreshtuar në ndërtimin e raporteve miqësore.
LDK, qytetarëve ua ka dhënë besën se do të implementojë vlerat e saj fundamentale në politikat qeverisëse, nuk ia ka dhënë besën se do të martohet politikisht me Lëvizjen Vetëvendosje. Njerëzit që kanë kaluar në Vetëvendosje, nuk kanë treguar asnjëherë se çfarë ata i ofrojnë këtij vendi në aspektin ekonomik, zhvillimor, të partneritetit euroatlantik, por veç se ia kanë dhënë besën vetëvendosjes. Nuk kanë ofruar asgjë përpos njëzet fjalive me kritika. Sepse nuk dinë më shumë. Të tjerët që sot në studio televizive thonë se nuk është dëgjuar zëri i tyre, nuk e thonë të vërtetën, sepse nuk kanë pasur asnjë zë të artikuluar përveç pozicionimit abstenues e abstenimi është mungesë e qëndrimit, blerje kohe, në stilin ta shohim si del.
Nëse e keni përcjellur me kujdes debatin e fundit të “zotit Kryeministër”dhe të “znj Presidente”, do të ishte mirë të ia sqaroni vetes të nderuar qytetarë dhe të nderuar ju votues të deridjeshëm të LDK-së se cilat ishin përgjigjet e tyre për të ardhmen e Kosovës. Për zhvillimin ekonomik, për përmbylljen e dialogut, për relacionet me SHBA-të. Unë nuk vërejta asnjë përgjigje por vetëm ikje nga përgjigjet. Mungesë elementare të dijes për të qeverisur.
Për dallim prej disa bashkëpunëtorëve të mij, unë nuk e kam uruar Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren e saj. Jo se e urrej por se nuk ia dua vendit tim të sundohet nga asnjë parti politike; se nuk gjej arsye të uroj votuesit e deridjeshëm të LDK-së se kanë kaluar në Vetëvendosje, sepse LDK nuk heq dorë nga ata. Sepse LDK nuk dorëzohet. Do të kthehet edhe më e fortë.
Unë kam besim të plotë në njerëzit me të cilët kam punuar, në punën time të pastër që e kam bërë në LDK dhe në të gjitha detyrat tjera. Jam i bindur se dëmtimi i LDK-së me votat e fundit është krejtësisht i padrejtë dhe rezultat i propagandës populliste.
Të penalizohet një parti shtetformuese e padhunshme dhe e pakorruptuar është sinjal i keq për të ardhmen e këtij vendi. IM . /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Në rastin “Kobra” babai i viktimës së Visar Cengut: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdorët tek vëllezërit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Mickoski për Ditën e Alfabetit Shqip: Vendimi i Kongresit të Manastirit nuk ishte vetëm gjuhësor, por edhe kulturor
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje