LAJMI I FUNDIT:

Mustafa paralajmëron vit të veçantë evropian dhe euroatlantik për Kosovën

Mustafa paralajmëron vit të veçantë evropian dhe euroatlantik për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka treguar se do të niset për vizitë në Budapest, ndërsa nesër atje do ta takojë homologun e tij nga Hungaria, Viktor Orbán.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se me të do të bisedojë për shumë çështje të marrëdhënieve bilaterale, sidomos atyre ekonomike, por edhe për përkrahjen e Hungarisë në proceset eurointegruese.


Përveç kësaj Mustafa i është kthyer ngjarjeve në vend, kur ka thënë se “java që po e lëmë pas, ishte me shumë ngjarje dhe aktivitete të rëndësishme”.

Lexojeni të plotë postimin e Mustafës në Facebook:

“Miq të nderuar,

Më 2 maj, në Budapest, do takoj Kryeministrin e Hungarisë, z. Viktor Orbán, me të cilin do të bisedojmë për shumë çështje të marrëdhënieve bilaterale, sidomos atyre ekonomike, por edhe për përkrahjen e Hungarisë në proceset eurointegruese.

Java që po e lëmë pas, ishte me shumë ngjarje dhe aktivitete të rëndësishme.

Në mbledhjen e Qeverisë kompletuam të gjitha kushtet për fillimin e implementimit të programit kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit, nga i cili pritet që vendi ynë të përfitojë qindra miliona dollarë investime në fusha, të cilat do ti vlerësojmë me përparësi së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo është një përkrahje e fuqishme dhe e veçantë që Shtetet e Bashkuara po i japin vendit tonë. Qeveria, po ashtu, ndau 300 mijë euro për Programin Fulbright, të Departamentit të Shteteve të Bashkuara, me qëllim të përkrahjes së studentëve, hulumtimeve shkencore, këmbimit dhe ngritjes së kuadrit universitar, kurse pritet që pjesëmarrja financiare e SHBA të jetë disa herë më e madhe për Kosovën në këtë fondacion.

Qeveria aprovoi Kornizën Afatmesme Buxhetore, e cila parasheh rritje reale mbi 20% të të hyrave buxhetore për tre vitet e ardhshme. Këto janë rezultate të nxitjes së aktiviteteve ekonomike, racionalizimit të shpenzimeve, rritjes ekonomike dhe stabilitetit makroekonomik dhe buxhetor, të cilat po i realizon kjo Qeveri.

Në Bruksel takova Kryetarin e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, dhe znj. Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të jashtme dhe Siguri dhe nënkryetare e Komisionit Evropian. Biseduam për proceset integruese evropiane të Kosovës dhe në veçanti për liberalizimin e vizave. Konstatuam si një të arritur të madhe nënshkrimin dhe hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit si dhe progresin e shënuar në përmbushjen e të gjitha kërkesave të BE-së për liberalizimin e vizave. Takova edhe mikun tonë, Presidentin e EPP-së, Joseph Daul me të cilin bisedova për shumë çështje të përbashkëta.

Vlerësoj se ky do të jetë një vit i veçantë evropian dhe euroatlantik për Kosovën.

Qytetarët e Kosovës meritojnë lajme të mira. IM”, ka shkruar Mustafa. /Telegragfi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori