Kryeministri në largim, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka rikujtuar sukseset e qeverisë që ka udhëhequr.

Mustafa ka thënë se “pas 17 vjetësh paqartësie, ofruam zgjidhjen më të mirë për Trepçën”, duke e shpëtuar nga falimentimi, transmeton Telegrafi.


Postimi i Mustafës:“Pas 17 vjetësh paqartësie, ofruam zgjidhjen më të mirë për Trepçën. E shpëtuam nga falimentimi, i hapëm perspektivë të fuqishme zhvillimore, i bëmë minatorët bashkëpronarë të Trepçës... Pa protagonizëm, pa frikë nga sukseset e përbashkëta!”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/