LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Nuk e njoh ndonjë qeveri apo kryeministër që i ka mbijetuar shkeljes së marrëveshjeve me SHBA-në

Mustafa: Nuk e njoh ndonjë qeveri apo kryeministër që i ka mbijetuar shkeljes së marrëveshjeve me SHBA-në

Qeveria e Kosovës e cila udhëhiqet nga Albin Kurti, e ka konsideruar si jo ligjërisht të obligueshme Marrëveshjen e 4 shtatorit të nënshkruar në Washington mes kryeministrit të atëhershëm të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Kjo sepse sipas zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili ditë më parë deklaroi se kjo marrëveshje nuk është dërguar asnjëherë në Kuvend.


Deklarata e Kryeziut ka ngjallur reagime të shumta.

Me këtë rast ka reaguar edhe ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Mustafa për Klankosova tha se kjo marrëveshje do të zbatohet pavarësisht se çka deklaron një zëdhënës i cili flet në emër të Kurtit.

Ai theksoi se nuk njeh ndonjë kryeministër i cili i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve me SHBA-të.

“Marrëveshja do të zbatohet, pa marrë parasysh çfarë deklaron zëdhënësi, i cili shprehet në emër të Kryeministrit Kurti. Nuk e njoh ndonjë qeveri apo kryeministër që i ka mbijetuar shkeljeve të marrëveshjeve me SHBA-të dhe mospërfilljes së shtetit amerikan”.

” Duhet të theksohet se marrëveshja është bërë shtet me shtet, Kryeministri i Kosovës me Presidentin e SHBA-së. Është marreveshja e parë dhe më e rëndësishmja që e ka bërë Kosova në këtë nivel të lartë”

Në trend Lajme

Më shumë
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
Moment i veçantë nga samiti rajonal në Mal të Zi, Rama i mat kohën Vuçiqit gjatë fjalimit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët

Moment i veçantë nga samiti rajonal në Mal të Zi, Rama i mat kohën Vuçiqit gjatë fjalimit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët

Lajme
Osmani: Kosova do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës, është vetëm çështje kohe

Osmani: Kosova do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës, është vetëm çështje kohe

Lajme
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Kalo në kategori