Me rastin e vdekjes së veprimtarit Idriz Gërvalla, Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka dërguar telegram ngushëllimi.

Telegram ngushëllimi i Mustafës:


“Me pikëllim morra lajmin se është ndarë nga ne fizikisht atdhetari i devotshëm dhe veprimtari i çështjes kombëtare Idriz Gërvalla.

Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve, me të cilët ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin.

Idriz Gërvalla ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme. Mbledhja komemorative është mbajtur në Deçan". /Telegrafi/