Kryeministri në largim, Isa Mustafa, vazhdon të numërojë sukseset e arritura gjatë qeverisjes së tij.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se gjatë mandatit të tij është nënshkruar dhe po zbatohet Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, transmeton Telegrafi.


Postimi i Mustafës:“Nënshkruam dhe po e zbatojmë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, Morëm Kodin Telefonik Shtetëror +383, Ndalëm trenin provokues, Rrëzuam murin jolegal...”, ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/