LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Mbledhja e premiumeve për fondin shëndetësor fillon më 1 korrik

Mustafa: Mbledhja e premiumeve për fondin shëndetësor fillon më 1 korrik

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka theksuar se themelimi i fondit për sigurime shëndetësore nga Qeveria e Kosovës shihet si një çështje tejet e rëndësishme për interesat e qytetarëve të vendit dhe mbledhja e premiumeve do të fillojë më 1 korrik.


Mustafa në interpelancën e kërkuar nga Vetëvendosje në lidhje me sigurimet shëndetësore ka thënë se prej marrjes së mandatit, ekzekutivi i vendit ka filluar t’i përmbush të gjitha detyrat për ta aktivizuar sistemin e sigurimeve shëndetësore.

“Kemi bërë përpjekje që në fillim të këtij viti të fillojmë me sigurimet shëndetësore, por kemi vlerësuar se nevojitet edhe pak kohë. Ligji për sigurimet shëndetësore parasheh që Ministria e Shëndetësisë, me akt nënligjor cakton datën e mbledhjes së premiumeve. Qeveria, më 16 gusht të vitit të kaluar, ka marrë vendim që mbledhja e premiumeve të filloj nga 1 janari i këtij viti. Në mbledhjen e 23 dhjetorit 2016, kemi bërë një vlerësim të gjithanshëm të premiuemve. Pjesa me e madhe e punëve që janë kryer, i kanë përmbushur shumicën e standardeve të kërkuara më ligj”, ka theksuar Mustafa.

Ai tha se kanë vlerësuar se është më e dobishme që të shtyhet afati edhe për gjashtë muaj për mbledhjen e premiumeve. Sa i përket lartësisë së pagesave, ai tha se është paraparë që pagesat të ndahen në mënyrë proporcionale, 3.5 % punëmarrësit dhe 3.5 % punëdhënësit.

Mustafa tha se deri më tani janë investuar rreth 6 milionë, 3 milionë nga Luksemburgu, ndërsa 3 milionë nga qeveria e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori