LAJMI I FUNDIT:

Mustafa mbledh Kryesinë e LDK-së, diskutojnë për përgatitjet e fundit për Kuvendin Zgjedhor

Mustafa mbledh Kryesinë e LDK-së, diskutojnë për përgatitjet e fundit për Kuvendin Zgjedhor

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës do të mbajë mbledhje sot në orën 10:00.

Ndonëse nuk është bërë e ditur për media, zëdhënësi i LDK-së, Besjan Mustafa, këtë e ka konfirmuar për Telegrafin.

Mustafa ka thënë se në këtë mbledhje do të diskutohet për Kuvendin Zgjedhor që do të mbahet nesër.


“Kryesia e LDK-së do të mbajë mbledhje në orën 10:00. Në këtë mbledhje pritet të diskutohet rreth përgatitjeeve për Kuvendin Zgjedhor që do të mbahet nesër. Nuk ka diçka tjetër”, ka thënë ai.

Nesër LDK do të mbajë Kuvendin Zgjedhor në orën 10:00. Në këtë Kuvend, LDK do të zgjedh kryetarin dhe Këshillin e Përgjithshëm, ndërsa konform Statutit të LDK-së marrin pjesë 355 delegatë nga 38 degët.

Marrin pjesë 355 delegatë nga 38 degë të partisë – Mustafa tregon detajet e Kuvendit Zgjedhor të LDK-së
Lexo po ashtu Marrin pjesë 355 delegatë nga 38 degë të partisë – Mustafa tregon detajet e Kuvendit Zgjedhor të LDK-së

Ndryshe në media po përmenden disa emra të mundshëm që do të shpalosin kandidaturat për të parin e LDK-së: Isa Mustafa, Lutfi Haziri, Agim Veliu, Fatmir Sejdiu, Vjosa Osmani, Gazmend Muhaxheri, Avdullah Hoti dhe të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori