LAJMI I FUNDIT:

Mustafa- Kurzit: Presim përkrahje të madhe nga Austria

Mustafa- Kurzit: Presim përkrahje të madhe nga Austria

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka uruar Sebastian Kurz për fitoren e partisë së tij, Partia Popullore Konservatore në zgjedhjet në Austri.

“Fitorja e ÖVP-së dhe Sebastian Kurz-it është lajm i mirë për Austrinë dhe Evropën.Evropa po bashkohet rreth vlerave të partive të qendrës së djathtë, të tubuara në gjirin e EPP-së, ku bën pjesë edhe LDK-ja, e cila do të korrë fitore në zgjedhjet e 22 tetorit në Kosovë”.


“Nga Kancelari Kurz presim vazhdimin e përkrahjes së madhe që Austria po jep për Kosovën. Urime fitoren Kancelarit të ardhshëm Sebastian Kurz, partive simotra në EPP dhe popullit austriak!”, ka shkruar Mustafa në një postim në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova