LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Kosova pjesë e paqes, e stabilitetit në rajon dhe në botë

Mustafa: Kosova pjesë e paqes, e stabilitetit në rajon dhe në botë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në punimet e Takimit Ndërkombëtar të Lidershipit, në të cilin po marrin pjesë rreth 250 përfaqësues nga shtete të ndryshme të botës.

Mustafa, po ashtu, ka zhvilluar një takim të veçantë me ish-guvernatorin e Karolinës së Jugut, David Beasley, dhe pjesëmarrës të tjerë të nivelit të lartë në Takimin Ndërkombëtar të Lidershipit në Prishtinë.


Kryeministri Mustafa foli për sfidat me të cilat është ballafaquar Kosova që nga lufta e tutje.

Kryeministri u ndal kryesisht në vështirësitë e zhvillimit ekonomik si pasojë e dëmeve të para dhe gjatë luftës, në proceset që lidhen me ndërtimit e shtetit, pas shpalljes së pavarësisë në fuqizimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar, marrëdhëniet fqinjësore, proceset integruese euroatlantike si dhe proceset tjera.

“Pas luftës jemi ballafaquar me shumë probleme, me ato të ndërtimit të institucioneve demokratike, me ndërtimin e ekonomisë, e cila ka trashëguar një dezinvestim së paku dhjetëvjeçar para lufte, por edhe në ndërtimin e paqes, në ndërtimin e besimit ndëretnik, si dhe në ndërtimin e marrëdhënieve me vendet fqinje dhe vendet tjera. Ne kemi arritur t’i realizojmë shumë nga këto qëllime tona. Mendojmë se në pikëpamje të ndërtimit dhe strukturës shtetërore, është arritur mjaft shumë. Në pikëpamje të zhvillimit ekonomik, tani e kemi sfidë kryesore edhe prioritet kryesor, i cili ndërlidhet edhe me rritjen vjetore të GDP-së që ne kemi menduar ta arrijmë deri në atë masë, që ajo përballon fluksin vjetor të papunësisë që e kemi dhe fillon pastaj ta zgjidhë këtë problem. Këtë vit, sipas statistikave zyrtare, llogarisim që do të kemi rritjen e GDP-së rreth 4 për qind, që është më e larta në regjion”, tha kryeministri.

Duke u ndalur të procesi i liberalizimit të vizave, kryeministri Mustafa tha se Kosova ka përmbushur plotësisht 95 kriteret e kërkuara nga Komisioni Evropian në këtë proces.

Kryeministri po ashtu foli për sukseset e Kosovës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, thuhet në njoftimin për media.

“Ne i kemi shpall luftë të hapur korrupsionit dhe krimit të organizuar, por edhe përkundër kësaj, kemi një percepcion të lartë në opinion lidhur me prezencën e korrupsionit”, tha kryeministri, duke shfaqur orientimin e Kosovës që të jetë pjesë e paqes, e stabilitetit dhe e mirëqenies në rajon dhe në mbarë botën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori