LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Kosova përfiton miliona euro nga FMN-ja, me miratimin e Ligjit për veteranët

Mustafa: Kosova përfiton miliona euro nga FMN-ja, me miratimin e Ligjit për veteranët

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka treguar se pse ishte e rëndësishme që të ndryshohet Ligji për veteranët e UÇK-së, duke thënë se Kosova do të përfitojë miliona euro nga programet e Fondit Momentar Ndërkombëtar.

Mustafa ka premtuar se me rritjen e Bruto Produktit Vendor (GDP) çdo vit do të rritet edhe shuma e cila destinohet për këtë qëllim.


“Ne arritëm, që me mirëkuptim dhe marrëveshje me Organizatën e Veteranëve të UÇK-së, të përfshijmë këtë kriter në ligj së bashku me instrumentet të cilat e bëjnë të mundur përshtatjen e pagesave, për të mbetur brenda shumës prej 0.7% në GDP për vitin 2017. Me rritjen e Bruto Produktit Vendor (GDP) çdo vit do të rritet edhe shuma e cila destinohet për këtë qëllim”, tha Mustafa, transmeton Telegrafi.

Postimi i plotë i Mustafës:

“Të nderuar qytetarë,

Një ditë para përfundimit të vitit që e lamë pas, Kosova mori një vendim shumë të rëndësishëm. Pas një pune të gjatë dhe shteruese, ndryshuam dhe plotësuam Ligjin mbi Veteranët e UÇK-së. Ndryshimi i këtij ligji në tre aspekte bazë: kufizimi i pjesëmarrjes në BPV, moskushtëzimi i pensioneve me pagën minimale dhe riklasifikimi i veteranëve, ishte dhe mbetet kusht për të mbetur në program të këtij institucioni shumë të rëndësishëm botëror.

Ja, pse ky vendim ishte aq i rëndësishëm.

Janë rreth 177 milion euro përkrahje buxhetore nga FMN dhe BE-ja të parealizuara për vitin 2016 dhe një pjesë për vitin 2017, të cilat rrezikonim ti humbnin, nëse Kosova do të largohej nga Programi i FMN-së. Po ashtu rrezikonim marrëveshjet e lidhura ose ato që pritet të lidhen për rreth 902 milion euro hua ndërkombëtare me Qeverinë e Francës, atë të Hungarisë, Gjermanisë, Austrisë, Zvicrës dhe Luksemburgut; me Bankën Botërore, me Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, me Bankën Evropiane për Investime, me Bankën Gjermane për Zhvillim dhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Kishim informatë se me të qëndruarit në program të FMN-së mund të ndërlidhej edhe përkrahja e Bankës Botërore dhe agjencioneve të saj për të kredituar ndërtimin e TC Kosova e Re (një kredi që parashihet të sillet rreth 700 milion euro).

Vlerësimi i FMN-së, nga shumë takime që i kemi pasur gjatë vitit 2016, ishte se situate me pensionet e veteranëve të UÇK-së, për shkak të listave të fryra dhe mundësisë që fatura të jetë e pakontrolluar dhe rrëshqitëse, rrezikonte stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e Buxhetit të Kosovës.

FMN kishte vlerësuar se për këtë destinim mund të ndahen në vit më së shumti 0.7% e Bruto Produktit Vendor, dhe të mos ketë tejkalim të kësaj vlere, e cila do të mbante në korniza relacionet ndërmjet investimeve kapitale, pagave dhe mëditjeve dhe transfereve sociale.

Ne arritëm, që me mirëkuptim dhe marrëveshje me Organizatën e Veteranëve të UÇK-së, të përfshijmë këtë kriter në ligj së bashku me instrumentet të cilat e bëjnë të mundur përshtatjen e pagesave, për të mbetur brenda shumës prej 0.7% në GDP për vitin 2017. Me rritjen e Bruto Produktit Vendor (GDP) çdo vit do të rritet edhe shuma e cila destinohet për këtë qëllim.

Kuvendi dhe Qeveria me ndryshimin e këtij Ligji, ofruan stabilitet për kreditorët, për investitorët e jashtëm dhe të brendshëm dhe kapacitet për të përballuar kërkesat dhe detyrimet nga Buxheti I Republikës së Kosovës dhe për të mbajtur një nivel të përballueshëm të ngarkesës së Bruto Produktit Vendor me tatime dhe taksa.

Falënderoj deputetët të cilët morën pjesë në seancën e Kuvendit, edhe pse ishte dita e parafundit e vitit 2016, dhe aktivisht kontribuuan për një vendim shumë të rëndësishëm për të ardhmen ekonomike dhe sociale të vendit tonë. Ky Ligj si dhe Buxheti prej mbi 2 miliard euro është bazament për një vit të mbarë e të suksesshëm. IM”(sic.), ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori