Mustafa: Garojmë të dalim të parët, një armatë e tërë kundërshtarësh është angazhuar t’ua lajë trurin njerëzve të ndershëm të LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se po garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare për të dalur e para.
Përmes një postimi në Facebook, Mustafa ka thënë se “Një armatë e tërë kundërshtarësh nga soje të ndryshme e kanaqe politike është angazhuar t’ua lajë trurin njerëzve të ndershëm në LDK-së dhe jashtë saj”.
“Dorëzimi para pseudoanalistëve, “profesorëve” nga Kosova e “Amerika” që askush nuk i njeh si të tillë përveç disa portaleve, nuk është veçori e LDK-së”, shkruan ndër të tjera Mustafa.
Postimi i plotë:LDK garon të dal e para, garon të qeverisë me vendin. Ua kemi borxh qytetarëve dhe bizneseve implementimin e programit ekonomik dhe të punësimit; përmbylljen e dialogut me njohje reciproke; vazhdimin e fuqishëm të luftës kundër pandemisë; heqjen e vizave. Dorëzimi para pseudoanalistëve, “profesorëve” nga Kosova e “Amerika” që askush nuk i njeh si të tillë përveç disa portaleve, nuk është veçori e LDK-së. Një armatë e tërë kundërshtarësh nga soje të ndryshme e kanaqe politike është angazhuar t’ua lajë trurin njerëzve të ndershëm në LDK-së dhe jashtë saj. Qytetarë na japin votën e tyre që të qeverisim, jo të qëndrojmë në opozitë. Në opozitë duhet të mbesin ata që s’dinë të qeverisin por të vetmen gjë që e dijnë është të bëjnë zhurmë. /Telegrafi/














































