LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Ferronikeli i interesuar të fillojë prodhimin

Mustafa: Ferronikeli i interesuar të fillojë prodhimin

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa sot në mbledhjen e saj të rregullt ka folur për ndërmarrjen “Ferronikeli”, i cili tha se dje ka pasur një takim me përfaqësues të “Ferronikelit”, AKP-së dhe Zyrës së Rregullatorit të Energjisë lidhur me tejkalimin e gjendjes së krizën në këtë fabrikë.

Mustafa tha se bëhet fjalë për një kompani që ka një pozitë të rëndësishme, që punëson rreth 1 mijë punëtorë dhe është me interes të zgjidhen problemet që kanë, sepse të gjitha kërkesat mund të jenë të drejta.


“Kanë vërejtje dhe kërkesa të zvogëlohen tarifat e energjisë elektrike, ose të lirohet Ferronikeli të bëjë importimin e energjisë elektrike të cilat ata vet i gjejnë. Ne kemi interes strategjik për këtë kompani dhe në mbajtjen e punëtorëve që janë në Ferronikel. Për momentin Ferronikel është në remont të brendshëm, ata janë të interesuar të fillojnë me prodhim shumë shpejt”, tha Mustafa

Qeveria ka miratuar edhe propozim-vendimin për klasifikimin e vendeve të punës të nëpunësve civil në Kosovë.

Po ashtu është miratuar edhe projektligji për performancën energjetike në ndërtesa, projektligjin për ndihmë shtetërore dhe disa projektligje tjera. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Ekonomi
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Ekonomi
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Botë
Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë

Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë

Ekonomi
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Ekonomi
Kalo në kategori