Sot u bë hapja e objektit të ri nga kompania Elkos Trading Center në Ferizaj. Të pranishëm në këtë përurim përveç të parit të kësaj kompanie që njëherësh është edhe zëvendëskryeministër i vendit Ramiz Kelmendi ishte edhe kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa dhe kryetari i Odës Ekonomike Safet Gërxhaliu.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se hapja e kësaj qendre kaq e madhe dhe moderne shënon një progres në ekonominë e Kosovës dhe veçanërisht për qytetin e Ferizajt, andaj edhe ka përgëzuar Ramiz Kelmendin për punën e tij dhe hapjen e shumë vendeve pune.
“Është një shembull i mirë i bashkëpunimit dhe i ndërlidhjes me të gjitha bizneset në Kosovë dhe bashkëpunimit tregtar me vendet në regjion dhe me vendet e Bashkimit Evropian. Unë dëshiroj që kësaj radhe të uroj ETC-në për një punë shumë të madhe, për një kontribut të madh në zhvillimin ekonomik të vendit dhe veçmas të kësaj sfere. Uroj edhe kryetarin e Ferizajt për lindjen e një objekti të rëndësishëm tregtarë, ngase kjo i jep një pamje dhe një vlerë të veçantë zhvillimit ekonomik jo vetëm të Ferizajt, por edhe të këtij regjioni”, theksoi Mustafa.
Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa, tha se sa herë ka kjo komunë inaugurime të objekteve të rëndësisë për zhvillim të Ferizajt ka festë të veçantë. Ferizaj edhe këtë vit ka pasur hapje të qendrave tregtare dhe bizneseve të reja.
“Kompania prestigjioze “Elkos” po e përmbyllë me sukses vitin fiskal, duke inauguruar një objekt të kësaj rëndësie i cili është një ndër objektet më të mëdha të komunës së Ferizajt si kompleks tregtar… të cilat po kontribuojnë që të ketë një qarkullim më të madh të mallit, një asortiment më të mirë, një konkurrencë të zhvilluar dhe hapje të vendeve të reja të punës si garanci për rritjen e mirëqenies ekonomike dhe sociale”, tha Sfarqa.
Ndërsa, kryetari i Odës Ekonomike, Safet Gërxhaliu, tha se çdoherë që pranoi thirrje nga Ramiz Kelmendi e di që bëhet fjalë për hapjen e ndonjë qendre tregtare që nënkupton edhe punësimin e shumë qytetarëve.
“Kjo është dëshmia më e mirë sa ka avancuar sektori privat dhe definitivisht kjo është një dëshmi që nuk ka kthim mbrapa. Andaj, ky vit karakterizohet me disa ecuri pozitive ekonomike dhe është një vit i disiplinës financiare, viti i ndalës së tenderamonisë masive, është një vit i fiskalzimit dhe është një vit i marrëveshjes për Stabilizim Asoocim”, tha Gërxhaliu.
Pronari i “Elkos”, i cili është edhe zëvendës-kryeministër i Qeverisë, Ramiz Kelmendi premtoj se me hapjen e këtyre qendrave tregtare nga Elkos do të përkrahen edhe prodhimet vendore, veçmas ato të kulturave bujqësore.
“Do të jemi mbështetës të fuqishëm të prodhimit vendor edhe në vend, por edhe në eksportet në sferën e mbështetjes së bujqësisë. Jemi në funksionalizim të fuqishëm të dy qendrave agrare në Shqipëri për të cilat mendojmë të bëjmë një eksport të jashtëzakonshëm, ku kemi nënshkruar shumë kontrata me shtet e ndryshme të Evropës, dhe besoi që vetëm nga Republika e Shqipërisë Elkos grup do të kemi një eksport prej 1 miliardë kilogram në katër vjeçarin e ardhshëm”, tha Kelmendi.
Në këtë qendër tregtare të sa po hapur në Ferizaj janë punësuar rreth 120 punëtorë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Shija e traditës dhe pastërtisë - Produkte halal për syfyre dhe iftare nga Meka Halal Food

ATK me apel për qytetarët: Të ardhurat e realizuara nga kriptovalutat, janë të ardhura të tatueshme

Sa kushton shporta e konsumatorit në Kosovë?

Shijoni Ramazanin me ofertën e veçantë të KonSoni: 30 vezë për 2.50€

Vetura nga Korea apo Evropa? Çfarë duhet të dini para se të bleni një veturë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet