Çështja e pensionimit të minatorëve të Trepçës duhet të rregullohet me Ligjin për Pensione dhe në bazë të standardeve evropiane, bën të ditur njohësi i çështjeve të ekonomisë, Muhamet Mustafa.
Ai në një prononcim për EkonomiaOnline, thotë se rregullimi i statusit duhet të bëhet në bazë të disa kritereve.
Madje, ai vlerëson se është shumë me rëndësi që çështja e minatorëve të zgjidhjet sa më shpejt.
Kjo pasi, sipas Mustafës, aktualisht janë duke u bërë kërkesa të shumta e të panevojshme, të cilat dëmtojnë buxhetin shumë më shumë se sa kërkesat e minatorëve.
“Por, me Ligjin për Pensione dhe me ligjet e tjera që i ka Kosova, statusi i Minatorëve duhet të rregullohet me standarde evropiane. Në mënyrën se qysh është rregulluar statusi i minatorëve në vendet evropiane, duhet të rregullohet edhe në Kosovë me ato standarde. Mendoj që na duhet t’i vendosim disa kritere dhe në bazë të tyre të veprojmë, sepse kemi filluar të shtrojmë kërkesa të ndryshme, të cilat nuk është fjala për minatorët këtu, sepse kërkesat e minatorëve nuk kanë aq peshë në Buxhetin e Kosovës sa kanë kërkesat e tjera që i bëhen dhe një ditë Buxheti i Kosovës nuk mundet t’i durojë gjithë këto ngarkesa”, shtoi ai.
Mustafa, i cili ka qenë kryetar i Komisionit të Zhvillimit Ekonomik mandatin e kaluar, ka thënë se Ligji për Trepçën do të funksionalizojë atë, duke e bërë që të veprojë si organizatë e veçantë.
“Unë mendoj se Ligji i Trepçës i ka krijuar mundësitë që Trepça të funksionalizohet dhe të operojë si një organizatë unike. Ligji duhet të zbatohet dhe minatorët kanë të drejtë që në ligj të jenë edhe shkritorja e plumbit dhe shkritorja e zinkut”, tha ai.
Mustafa është bindur se serbët nuk do të arrijnë që të pengojnë veprimtarinë e Trepçës, pasi ata nuk do të mund të ekzistonin jashtë saj.
“Serbët mund ta pengojnë që për një kohë të mos t’i çojnë përfaqësuesit e vet në bord…bordi i Trepçës duhet të funksionojë dhe ata gradualisht me kohën nuk do të munden të ekzisojnë jashtë Trepçës, sepse duhet të bashkëpunojnë me pjesën tjetër të Trepçës”, përfundoi Mustafa. /EO /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit
Prishtina hapi dyert e trashëgimisë dhe inovacionit në panairet e Turizmit dhe Edukimit
Kujdes format e mashtrimit përmes kriptovalutave
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE