LAJMI I FUNDIT:

Musliu: Qytetarëve serbë nuk u intereson Kosova, Vuçiq po ndjehet i pasigurt në pushtet

Musliu: Qytetarëve serbë nuk u intereson Kosova, Vuçiq po ndjehet i pasigurt në pushtet

Eksperti i çështjeve të Sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiqi po përpiqet që përmes mediave ta nxisë sa më shumë diskursin publik drejt një konflikti me Kosovën, por edhe me disa vende perëndimore për të qëndruar në pushtet.

Musliu thotë se “burime të informuara ndërkombëtare tregojnë se, pushteti i Aleksandar Vuçiqit në Serbi ka filluar të mos ndjehet më i sigurt siç ishte deri tani”.


“Sipas tyre, zemërimi i qytetarëve serbë nuk ka qenë asnjëherë më i madh. Askujt nuk i intereson çështja e Kosovës. Të gjitha hulumtimet tregojnë se Vuçiqi po përpiqet që përmes mediave ta nxisë sa më shumë diskursin publik drejt një konflikti me Kosovën, por edhe me disa vende perëndimore. E gjithë kjo po i shërben atij që të mbetet në pushtet”, ka shkruar Musliu në një postim në Facebook.

Sipas Musliut, tensioni në mes të qytetarëve të Serbisë po rritet çdo ditë – nuk ka barna specifike, gjersa ekonomia ka filluar rënie drastike.

“Në shkollat fillore të Serbisë, sot ka 70.000 nxënës më pak sesa në vitin 2013, kur në pushtet kishte ardhur Vuçiqi me SNS-në e tij; Brenda kësaj periudhe kohore, për shkak të mortalitetit dhe emigracionit, Serbia ka 1 milion njerëz më pak”, thotë ai, transmeton Telegrafi.

“Më shtrenjtë kushton shitet 1 metër katror varr në varrezat kryesore në Beograd, sesa 1 metër katror e çfarëdo banese në kë qytet.

Marrë parasysh të gjitha këto, Vuçiqi po përpiqet që ta ndërrojë edhe Partinë e tij dhe të improvizojë diçka tjetër!”, thotë Musliu, që është drejtor i Institutit “Octopus”.

Ndryshe, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve në katër komunat në veri të Kosovës, ka fyer rëndë bashkësinë ndërkombëtare.

Ai tha se “do të jetë një ditë e tmerrshme për demokracinë dhe një ditë e vështirë për popullin serb, ditë në të cilën zyrtarisht do të shënohet turpi i Evropës dhe i botës për atë që organizuan dhe po bëjnë”.

“Turp për të gjithë ata, gjithë QUINT-in, për gjithë ata gënjeshtarë”, tha ai.

“Do të jetë një ditë në të cilën turpi i Evropës dhe i botës do të shënohet zyrtarisht për atë që po bëjnë…, tha ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori