LAJMI I FUNDIT:

Musliu: PDK tejkaloi vetveten për të mirën e vendit

Musliu: PDK tejkaloi vetveten për të mirën e vendit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka thënë se ky subjekt politik ka vendosur që ta votojë projektbuxhetin për vitin 2021, ndonëse vlerësojnë se ai nuk është më i miri.

“PDK e tha edhe sot përmes deputetëve të saj që ky buxhet nuk është buxheti që do të duhej të ishte. Por meqë Kosova është në këtë situatë dhe parashihet që mos aprovimi rrezikon që në fund të marsit që të gjithë punëtorët e sektorit publik të mbesin pa paga, kemi vendosur ta votojmë”, është shprehur Musliu.


Ajo është shprehur se PDK në vitin 2020 ka tejkaluar vetveten duke votuar tash projektbuxhetin, paraprakisht Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike si dhe mbi dhjetë marrëveshje ndërkombëtare.

“Duke pasur parasysh që vendi mund të hyjë në krizë ne si PDK kemi vendosur që ta votojmë këtë projektbuxhet dhe kemi dhënë votën tonë pro. Si PDK kemi vendosur që edhe këtë radhë për hir të qytetarëve ta votojmë buxhetin. E kemi votuar edhe Pakon e Rimëkëmbjes. Kemi arritur si PDK brenda këtij mandati mbi dhjetë marrëveshje ndërkombëtare ku kemi dhënë votën në Kuvend. Nga e thëna në të bërë është një det i tërë dhe PDK këtë e ka vërtetuar. E kemi tejkaluar vetveten për hir të gjendjes në të cilën gjendet vendi”, ka thënë Musliu në Klan Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori