Musliu në koalicion me Arifin

Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, LPD do të udhëheqë me disa ndërmarrje publike, kryeshefë të departamenteve dhe kryetarin e Kuvendit.
Pas disa muaj bisedimesh LPD do të gëzoj postin e Kryetarit të Kuvendit, dy anëtarë në Këshillin Komunal, postin e kryeshefit të Inspektimit si dhe të Administratës Lokale Tatimore, njofton INA.
Në bazë të kësaj marrëveshje LPD do të drejtojë Shtëpinë e Kulturës, Organizatën Turistike si dhe Qendrën për Punë Sociale.
Ndërkaq, Partia Demokratike e Nagip Arifit do të vazhdojë të udhëheq me postet kryetarit të Komunës, sekretarit të Kuvendit, 5 anëtarë në Këshillin Komunal, ndihmës kryetarin, kryeshefin e Administratës Komunale, kryeshefin e Administratës së Përgjithshme, kryeshefin e Departamentit për Veprimtari shoqërore si dhe atë të Departamentit të Urbanizmit.
Sa i përket Ndërmarrjeve Publike, PD do të udhëheq me drejtoratin për Ndërtim, Komunalia, RTV Bujanoci dhe Barnatoren e qytetit.
Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje në asamblenë komunale të Bujanocit pozita shqiptare do të numërojë gjithsej 18 këshilltarë, duke e lënë opozitën me vetëm 12 këshilltarë shqiptarë. /Telegrafi/



















































