LAJMI I FUNDIT:

Musliu: Lidhja Prizrenit u formua nga dijetarët islamë (Video)

Musliu: Lidhja Prizrenit u formua nga dijetarët islamë (Video)

Imami nga Drenasi, Osman Musliu, duke folur për Lidhjen e Prizrenit, ka thënë se kjo ngjarje është rast unik kur shqiptarët janë identifikuar si shqiptarë.

“Lidhja e Prizrenit u organizua nga dijetarët islam. Ishte hera e parë kur shqiptarët janë identifikuar si shqiptarë, katolikët dhe myslimanët, sepse me sa e di unë ortodoksët nuk kanë marrë pjesë”, është shprehur Osman Musliu në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin, në RTV Dukagjini.


Hoxhë Osmani ka deklaruar se financuesi më i madh i Lidhjes së Prizrenit nuk është përmendur asnjëherë në librat e historisë, përcjell Telegrafi.

“Financuesi më i madh i Lidhjes së Prizrenit ishte Jusuf bej Pazari, ne kurrë në librat e historisë nuk e kemi lexu, as kush nuk ia ka ndi zërin”, është shprehur imami Osman Musliu.

Musliu ka deklaruar se ajo që na ndau është Evropa e jo Perandoria Osmane.

“Është fakt që Evropa na ka nda në pesë shtete, nuk na ka nda perandoria Osmane”, tha Musliu.

Hoxha më tej ka thënë se e do Evropën edhe për shkak të drejtave që kjo e fundit u jep jep myslimanëve.

“E dua Evropën, sepse atje ka rend dhe rregull. Jam mysliman dhe kam qejf me u integrua në Evropë. I du të drejtat e myslimanit në Prishtinë, ashtu siç janë në Londër, Berlin, Washington”, ka përfunduar Musliu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Kalo në kategori