Florent Muslija ka folur pas debutimin me Përfaqësuesen e Kosovës dhe fitoren ndaj Republikës së Çekisë.

Kosova ka arritur të fitojë me rikthim 2-1 ndaj Republikës Çeke në një atmosferë të zjarrtë në stadiumin Fadil Vokrri.


Golat në këtë fitore të Kosovës u shënuan nga Vedat Muriqi (20') dhe Mërgim Vojvoda (66').

Pas ndeshjes ka folur edhe talenti i madh, Florent Muslija, i cili ka thënë se ndihet i lumtur me debutimin dhe fitoren.

"Debutimi është një emocion i veçantë për mua dhe ka qenë një dëshirë e madhe prej meje për me luajt për Kosovën. Jam shumë i gëzuar që fituam".

70252221 1261003397405278 8920625775049179136 n 1 Muslija së bashku me disa bashkëlojtarë duke festuar fitoren pas ndeshjes (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

"Ka qenë ndeshje e vështirë, por kemi dhënë maksimumin . Kemi luajtur me zemër dhe morëm fitoren".

"Lojtarët më kanë pritur mirë edhe stafi gjithashtu. Jam shumë i gëzuar", ka thënë Muslija pas ndeshjes. /Telegrafi/

telegrafi sport app