LAJMI I FUNDIT:

Musk zgjidh problemin e trafikut të dendur, prezanton tunelin në të cilin veturat mund të lëvizin me 240 km/h (Video)

Musk zgjidh problemin e trafikut të dendur, prezanton tunelin në të cilin veturat mund të lëvizin me 240 km/h (Video)

Miliarderi amerikan dhe njëherit pronari i kompanisë “Space X”, Elon Musk, ka prezantuar dhe hapur tunelin e parë të shpejtë nëntokësor në Los Angeles.

Ai duket se ka vendosur ta zgjidh problemin e trafikut të dendur me prezantimin e këtij tuneli, i cili me ndihmën e ashensorëve i fut veturat në të dhe pas përfundimit të rrugëtimit i nxjerr në sipërfaqe të tokës, transmeton Telegrafi.


Kohë më parë Musk pati deklaruar se tuneli nëntokësor do të hapet më 10 dhjetor, por hapja e tij ishte shtyrë për disa ditë.

Gjatë prezantimit Musk ka njoftuar se lëvizja me veturë nëpër tunelin e shpejtë do të realizohet me ndihmën e disa rrotave që vendosen në pjesën anësore të veturave, ndërsa gjatë demonstrimit është bërë me një veturë Tesla.

Në profilin e tij në Twitter, ai ka shkruar se rrota të tilla mund të prodhohen edhe për vetura tjera elektrike, e jo vetëm për Teslan.

“Qytetarët do të mund të lëvizin me 240 kilometra në orë. Me këtë shpejtësi do t’ju duket thuajse janë teleportuar në qytet. Në të gjitha tunelet do të mund të lëvizin edhe çiklistët por edhe këmbësorët”, ka shkruar Musk në profilin e tij.

​Fillimin e ndërtimit të tunelit Musk e kishte paralajmëruar në qershor të vitit të kaluar. Kurse për ta realizuar këtë projekt kishte themeluar kompania “Boring”.

Plani i tij parasheh ndërtimin e dy rrjeteve të tuneleve në zonën e Los Angeles. Në fazën e ardhshme nuk është përjashtuar mundësia e ndërtimit të korridoreve nëntokësore në Teksas dhe San Francisco. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

U ndalua nga policia për vozitje nën ndikim të alkoolit, burri nga Belgjika lirohet nga akuzat – mjekët konstatuan se trupi i tij prodhon alkool

Auto
Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Zgjidhje interesante: Pse disa shoferë i vendosin kunjat prej druri në pjesët e ajrosjes së veturës?!

Auto
Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Zbulohen detaje dhe pamje të Grandland të ri, të lansuar nga Opel

Auto
Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Hezitoi të paguaj “merimangën” që ta dërgojë Ferrarin në destinacion – pronari ia dha punonjësit të ri – ai e përplasi në tunel

Auto
Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Më i madhi deri tani, Smart #5 është një SUV

Auto
Çfarë domethënie kanë numrat dhe shkronjat në goma?

Çfarë domethënie kanë numrat dhe shkronjat në goma?

Auto
Kalo në kategori