LAJMI I FUNDIT:

Musk zbulon në shou televiziv se vuan nga Sindroma e Aspergerit, ndoshta ky edhe është sekreti i suksesit të tij

Musk zbulon në shou televiziv se vuan nga Sindroma e Aspergerit, ndoshta ky edhe është sekreti i suksesit të tij

Elon Musk është një prej njerëzve më të pasur në botë, e si mysafir dhe njëherit prezantues në shoun amerikan Saturday Night Live, ka pranuar për herë të parë se vuan nga Sindroma e Aspergerit.

Derisa i drejtohej shikuesve, ai porositi se është personi i parë me Sindromën e Aspergerit që udhëheq këtë shou – por një gjë e tillë në fakt nuk është e vërtetë, transmeton Telegrafi.

Ishte aktori kanadez Dan Aircoryd i cili në vitin 2003 ishte mysafir dhe prezantues i shout, që gjithashtu vuan nga kjo sindromë.


E pjesën tjetër të shout, Musk e ka shfrytëzuar të tallet në llogari të tij – ku gjithashtu foli edhe për kriptovalutën Dogecoin.

Sindroma e Aspergerit është ndryshe një gjendje e spektrit autik, dhe që ka lidhje me vështirësitë sociale. Ekspertë të shumtë propozojnë punësimin e personave me sindromën e Aspergerit, pasi që mund të korrin sukses në veçanti në fushën e teknologjisë informative, ndërmarrësi dhe punë tjera që duhet pasur aftësi të analistëve.

Revista Forbes ka vlerësuar pasurinë e Muskut në 166 miliardë dollarë. E pjesën më të madhe të pasurisë e ka bërë me kompaninë Tesla dhe kompaninë tjetër SpaceX. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Presidenti gjerman, Steinmeier: Kurrë nuk do ta kisha besuar se do të na duhej të mbronim Ukrainën nga SHBA

Presidenti gjerman, Steinmeier: Kurrë nuk do ta kisha besuar se do të na duhej të mbronim Ukrainën nga SHBA

Evropa
Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Amerika
Çfarë tregon gjuha e trupit gjatë takimit Trump-Zelensky?

Çfarë tregon gjuha e trupit gjatë takimit Trump-Zelensky?

Botë
Pas 'përplasjes' me Trumpin, Zelensky në një takim me kryeministrin britanik

Pas 'përplasjes' me Trumpin, Zelensky në një takim me kryeministrin britanik

Botë
Parashikimi i motit për pranverën e vitit 2025 - si do të ndryshojë nga ai i vitit të kaluar

Parashikimi i motit për pranverën e vitit 2025 - si do të ndryshojë nga ai i vitit të kaluar

Botë
Moment historik për kurdët dhe Turqinë - PKK dëgjoi liderin dhe shpalli armëpushim

Moment historik për kurdët dhe Turqinë - PKK dëgjoi liderin dhe shpalli armëpushim

Turqia
Kalo në kategori