LAJMI I FUNDIT:

Musk thotë se Tesla në të ardhmen mund të bëjë investime të rëndësishme në Francë

Musk thotë se Tesla në të ardhmen mund të bëjë investime të rëndësishme në Francë

Biznesmeni miliarder Elon Musk tha të hënën se po konsideronte “investime të rëndësishme në Francë” kur vizitoi vendin për një samit që synon të tërheqë liderë të biznesit të huaj.

Njeriu i dytë më i pasur në botë, i cili është shef ekzekutiv i firmës së automjeteve elktrike Tesla, kompanisë së medieve sociale Twitter dhe kompanisë hapësinore SpaceX, i bëri komentet pas takimit me presidentin francez Emmanuel Macron dhe Ministrin e Ekonomisë Bruno Le Maire, transmeton Telegrafi.

“Jam shumë i impresionuar me presidentin Macron dhe qeverinë franceze dhe sa mikpritës janë ata në industri”, tha 51-vjeçari.


“Unë jam i sigurt se në të ardhmen Tesla do të bëjë investime të rëndësishme në Francë”.

Le Maire tha se Franca do të “vazhdonte diskutimet” me biznesmenin, por nuk pranoi të ndajë detaje të mëtejshme.

Macron dhe Musk u takuan më herët në Pallatin Elysee përpara se të niseshin për në Versajë për edicionin e fundit të konferencës së presidentit Choose France, ku Macron kërkon të grumbullojë investime në vend.

“Ne folëm për atraktivitetin e Francës dhe përparimin e rëndësishëm në sektorët e automjeteve elektrike dhe energjisë”, shkroi Macron më pas në Twitter.

“Ne kemi shumë për të bërë së bashku”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Radari për matjen e shpejtësisë u solli miliona, zyrtarët e qytetit gjerman thonë se do t’i investojnë në shkolla dhe pishina

Radari për matjen e shpejtësisë u solli miliona, zyrtarët e qytetit gjerman thonë se do t’i investojnë në shkolla dhe pishina

Auto
Gjermanët vazhdojnë të hezitojnë të kalojnë në automjete elektrike – zbulohen arsyet kryesore

Gjermanët vazhdojnë të hezitojnë të kalojnë në automjete elektrike – zbulohen arsyet kryesore

Auto
Vetura elektrike më e shitur, nuk është as në mesin e 25 automjeteve të reja më të kërkuara në Evropë

Vetura elektrike më e shitur, nuk është as në mesin e 25 automjeteve të reja më të kërkuara në Evropë

Auto
Volkswagen po vjen me një projekt të ri

Volkswagen po vjen me një projekt të ri

EVs
Një numër i madh gjermanësh blejnë goma për të gjitha stinët

Një numër i madh gjermanësh blejnë goma për të gjitha stinët

Auto
Imazhe të reja të Mercedes GLC tërësisht elektrik - kur do të debutojë?

Imazhe të reja të Mercedes GLC tërësisht elektrik - kur do të debutojë?

Auto
Kalo në kategori