LAJMI I FUNDIT:

Musk, i cili më parë ka kritikuar Apple, tani mbështet haptas një veçori të saj

Musk, i cili më parë ka kritikuar Apple, tani mbështet haptas një veçori të saj

Elon Musk, i cili ka kritikuar më parë Apple, duket se po mbështet një veçori të re të saj.

CEO i Apple, Tim Cook, ndau një reklamë për ofertën e re të aparatit të dëgjimit të kompanisë në X.

Ajo tregon një baba me vështirësi në dëgjim duke përdorur veçorinë e Apple AirPods Pro 2 për të dëgjuar vajzën e tij.


“Kjo është e bukur”, tha Musk për reklamën.

Ai gjithashtu ndau mesazhin e Cook për Ditën e Falënderimeve, ku tha se ishte mirënjohës për “Apple, përdoruesit dhe të gjithë ata që janë të përkushtuar për ta bërë botën një vend më të mirë”.

Bëhet e ditur se marrëdhënia e themeluesit të Tesla me Apple nuk ka qenë gjithmonë aq miqësore, shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi.

“Tensionet” midis tyre filluan në vitin 2015 kur me shaka në një intervistë Musk tha se Apple ka punësuar ata që Tesla i ka refuzuar.

Ai i shtoi sërish kritikat në qershor pasi Apple njoftoi një partneritet me OpenAI.

Musk postoi një seri deklaratash në X duke denoncuar lëvizjen e Apple për të integruar ChatGPT si një veçori zgjedhore në të gjithë softuerin e saj në iOS 18, duke e quajtur atë një “shkelje të papranueshme sigurie” dhe duke u zotuar të ndalojë produktet e Apple në kompanitë e tij nëse integrimi kalon.

Ndër tjetra, Musk u tall gjithashtu me përpjekjen e Apple për Al, duke postuar se kompania nuk ishte “mjaft e zgjuar për të krijuar AI-n e vet”.

Ndryshe, më shumë se 30 milionë amerikanë vuajnë nga një shkallë e humbjes së dëgjimit, sipas FDA.

Funksioni i aparatit të dëgjimit në AirPods Pro 2 të Apple i lejon përdoruesit të bëjnë një test dëgjimi ose të përdorin rezultatet e tyre të testit të dëgjimit nga një profesionist i kujdesit shëndetësor për të rregulluar tingujt që të përputhen me diapazonin e tyre të dëgjimit kur mbajnë AirPods. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një

Më pak se një vit pas lansimit, startup-i i Mira Muratit pritet të arrijë një "vlerësim marramendës" prej 9 miliardë dollarësh

Teknologji
Po përgatitet

Po përgatitet "superkompjuteri më i madh në botë", konsumon energji elektrike në vit sa Sllovakia!

Teknologji
Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Starlink vazhdon të dominojë hapësirën - Musk ka lëshuar më shumë satelitë sesa të gjithë konkurrentët e tij së bashku

Teknologji
Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Pas 15 vitesh online, mbyllet LiveLeak – faqja e videove të tmerrshme

Rrjeti social i Donald Trump është hakuar, ende pa u prezantuar për publikun

Rrjeti social i Donald Trump është hakuar, ende pa u prezantuar për publikun

Shitjet e iPhone 16 më në fund po lejohen në vendin e katërt më të populluar në botë

Shitjet e iPhone 16 më në fund po lejohen në vendin e katërt më të populluar në botë

Teknologji
Kalo në kategori