LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj, Pecit: Kujt po i thoni “ndaq gjuani me plumba”, Prokurori është dashur të pres te dera

Mushkolaj, Pecit: Kujt po i thoni “ndaq gjuani me plumba”, Prokurori është dashur të pres te dera

Analisti Imer Mushkolaj thotë në “Debat Plus” se ministri Faton Peci do të ishte dashur të merret në pyetje nga Prokuroria pas deklaratave ndaj deputetes Ganimete Musliu.

“Deklarata juaj ndaj Musliut: ‘Ajo pjesa e krimit në Ministrinë e Bujqësisë ka edhe mbështetje politike e ti po del që je njëra ndër zyrtaret në prapavijë’. Nuk ka më qartë se kjo deklaratë që ju keni drejtuar gishtin ndaj Musliut”, iu drejtua Mushkolaj, Pecit.


“Deklarata tjetër e jotja: ‘Ndaq gjuani më ujë e ndash më plumba siç keni gjuajtur 20 vjet, nuk ka bir nëne që e ndal Faton Pecin’, është akuzë e rëndë se nuk është vërtetuar. ‘Ndaq gjuani’ – kujt po i thoni? Rrjedhimisht po i drejtoheni PDK-së”, shtoi tutje Mushkolaj, përcjell Telegrafi.

“Ndaq gjuani me ujë, ndaq me plumba siç keni gjuajtur 20 vjet”, ministri Peci sqarohet për deklaratën
Lexo po ashtu “Ndaq gjuani me ujë, ndaq me plumba siç keni gjuajtur 20 vjet”, ministri Peci sqarohet për deklaratën

“Kur thuani “Ndaq gjuani me plumba siç keni gjuajtur”, kjo është një akuzë direkte. Në një situatë normale një prokuror është dashur të presë te dera e sallës ku është mbajtur mbledhja e Komisionit dhe të marrin deklaratë “Zoti Peci ju po i dini që këta kanë gjuajtur me plumba dhe duan t’iu “vrasin” edhe juve”. Këto janë akuza të rënda”, ka vazhduar tutje Imer Mushkolaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori