LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj: Ku është Vetëvendosje që thoshte s’do t’i zbatojmë marrëveshjet e dëmshme

Mushkolaj: Ku është Vetëvendosje që thoshte s’do t’i zbatojmë marrëveshjet e dëmshme

Analisti Imer Mushkolaj, e konsideron “skandaloze” arsyetimin e qeverisë lidhur me marrëveshjen për energjinë midis Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se përpjekjet e qeverisë për t’i arsyetuar qëndrimet e dikurshme janë shqetësuese.

Mushkolaj: Ku është Vetëvendosja që thoshte s’do të zbatojmë marrëveshjet e dëmshme

Analisti Imer Mushkolaj, ka folur për marrëveshjen për energjinë në mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Bruksel, dhe deklaratat e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, dhe zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Bislimi, që e njëjta është e dëmshme.

Mushkolaj i konsideron shqetësuese përpjekjet e qeverisë për t’i arsyetuar qëndrimet e dikurshme.

“Çdo ditë po na thonë se mos na sillni ndërmend se çfarë kemi thënë në të kaluarën, për çështje të caktuara duke filluar nga dialogu duke vazhduar me çështje të tjera, edhe kur ishte marrëveshja për targat që është refuzuar fuqishëm kur është nënshkruar, edhe çështja e marrëveshjes për energjinë që po ashtu ishte kundërshtuar nga VV dikur”.

“Tash duken të jenë të pranueshme, për mua më shqetësuese mënyra se si Kurti ka thënë se po marrëveshja është e dëmshme por ne po e zbatojmë”, ka thënë Mushkolaj në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini.

Këtë arsyetim, Mushkolaj e ka quajtur skandaloz.

“Kjo për mua është shumë shqetësuese në kuptimin se si dikush në këtë rast qeveria Kurti po e zbaton me përgjegjësi të plotë një marrëveshje që qenka e dëmshme. Ky arsyetim për mua është skandaloze. Mund të ketë arsyetim tjetër”.

Sipas tij, kryeministri Kurti dhe zyrtarët e tjerë të VV-së i detyrohet opinionit një sqarim në kuptimin se si po ndryshojnë në qëndrimet e tyre.

“Ku është VV këtu, cila është kjo VV që na ka thënë vazhdimisht që marrëveshjet e dëmshme nuk do të zbatohen asnjëherë. Mos të harrojmë premtimin e VV-së që do të skanohen të gjitha marrëveshjet.Ne nuk e dimë nëse janë skanuar ato dhe cilat prej tyre janë të dëmshme, shumë të dëmshme, më pak të dëmshme, ose skandalozisht të dëmshme, nuk e kemi këtë informatë”, ka potencuar Mushkolaj.

Siç thotë Mushkolaj, këtu nuk po flitet për ndërrim qëndrimesh por për dëmin që rrjedhimisht mund të bëhet nëse zbatohet një marrëveshje e dëmshme.

“Sepse nëse është e dëmshme i bëhet dëm shtetit, qytetarëve”, shtoi ai.

Ndryshe, më 23 qershor, Besnik Bislimi, i cili e ka nënshkruar marrëveshjen për energji, për faturimin e katër komunave të Mitrovicës së Veriut, ka thënë se ka qenë i detyruar ta bëjë një gjë të tillë, për shkak se po ta anulonte marrëveshjen, Kosova dhe Serbia, do të futeshin në ringecoim, që do të zgjaste me vite.

Rinegocimi  i marrëveshjes, sipas Bislimit, do t’i konvenonte palës serbe, sepse sipas tij do ta vononte një marrëveshje të mundshme gjithëpërfshirëse në mes dy vendeve.

Zëvendëskryeministri e ka cilësuar të dëmshme marrëveshjen e arritur, dhe sipas tij kjo i është bërë e ditur edhe Brukselit.

“Në qoftë se ju mendoni që do të kishte qenë në interes të Kosovës, të merremi edhe me vite me rinegocim të cilën nuk e kontestoj dhe e kemi thënë në Bruksel dhe e dinë edhe ata që është e dëmshme, dhe të largohet fokusi nga marrëveshje gjithëpërfshirëse”, ka thënë ai.

Tutje, Bislimi ka thënë se situata ka ndryshuar dhe jo qëndrimet e kryeministrit Albin Kurti.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori