LAJMI I FUNDIT:

Musaj për fituesin e Nobelit: Është bërë trend përpjekja për të mohuar krimet e luftës

Musaj për fituesin e Nobelit: Është bërë trend përpjekja për të mohuar krimet e luftës

Mehmet Musaj, nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të mbijetuarve të Torturës (QKRMT), ka thënë se është shqetësuese që fituesi i Nobelit, shkrimtari austriak Handke, nuk është pozicionuar në krah të Millosheviqit vetëm për një ditë, por ai ka ndërtuar këtë pozicion nga vitet ’80.

Musaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se në ndarjen e Çmimit Nobel për Letërsi janë shkelur disa rregulla, pasi sipas tij, në ndarjen e çmimit duhet të merren parasysh jo vetëm vlerat letrare, por edhe ato humane.


“Mos të harrojmë se mohimi i krimit [siç bëri Handke] është faza e fundit e shkatërrimit që u bëhet viktimave të krimit. Ndokënd e shkatërron fizikisht e psiqikisht, ndërsa mohimi i krimit ia shkatërron narracionin viktimës”.

Koordinatori i Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të mbijetuarve të Torturës (QKRMT), ka thënë se kohëve të fundit është bërë një trend global mohimi i krimeve të kryera gjatë luftërave dhe sipas tij Çmimi Nobel për Letërsi i jepet pikërisht një personi që ka dalë në krahë të Millosheviqit.

Musaj thotë se vet fakti që ka pasur edhe reagime nga faktori ndërkombëtarë për ndarjen e Nobelit për Handke, kjo çështje nuk është më mes shqiptarëve dhe serbëve.

“Ka pasur disa reagime nga institucione të caktuara por është dashur të ketë një reagim edhe më të fortë nga Kosova”.

Ai thotë se Akademia e Nobelit duhet ta tërheqë çmimin për Handke, por thotë se shqiptarët duhet të dokumentojnë sa më shumë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kalo në kategori