Murtezani: Vendi e ka për detyrim zbatimin e ndryshimeve kushtetuese

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani në një konferencë për shtyp konfirmoi se vendi e ka për detyrim zbatimin e ndryshimeve kushtetuese.
Ai tha se fillimisht do të përqendrohen për përmirësimin e marrëdhënieve, e vetëm pastaj do të flitet për protokollin e tretë.
“Sigurisht që për ndryshimet kushtetuese duhet të punohet. Ai është detyrim i marrë pa të cilin nuk ka hapje negociatash dhe nuk ka anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Mirëpo, siç theksova, në këtë moment ne nuk mund të flasim për proces të ndryshimeve kushtetuese kur të gjitha shqetësimet apo dilemat tona nuk janë adresuar siç duhet. Dhe që të adresohen, duhet të vendoset dialog i rregullt, të rikthehet besimi mes dy vendeve fqinje që të mund, në mënyrë evropiane, të ndërtojmë të ardhme të përbashkët evropiane”, tha Orhan Murtezani./Telegrafi/







































