LAJMI I FUNDIT:

Murtezaj: ATK-ja për gjashtë muaj ka inkasuar rreth 77 milionë euro – ndërtimtaria, gastronomia dhe hoteleria janë borxhlinjtë më problematikë

Murtezaj: ATK-ja për gjashtë muaj ka inkasuar rreth 77 milionë euro – ndërtimtaria, gastronomia dhe hoteleria janë borxhlinjtë më problematikë

Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj ka thënë se për gjashtë muaj janë mbledhur rreth 77 milionë euro borxhe nga tatimpaguesit.

Murtezaj në një konferencë për medie, gjatë prezantimi të rezultateve janar-qershor 2022 ka treguar se cilët janë sektorët me problematik në mos përmbushjen e detyrimeve.


“Për periudhën janar-qershor 2022, inkasimi i borxheve është arritur në rreth 77 milionë euro nga bizneset. Në të njëjtën periudhë të vitit 2021 kemi pasur 66.7 milionë euro mbledhje, ndërsa në vitin 2020 kanë qenë 33.8 milionë euro borxhe”, tha Murtezaj, shkruan Telegrafi.

Sipas tij, rritja e transparencës, dixhitalizimi i shërbimeve dhe rritja e bashkëpunimit janë disa nga faktorët që kanë ndihmuar në mbledhjen e këtyre detyrimeve.

“Faktorët që kanë ndikuar në rritjen e të hyrave janë fuqizimi i kontrollit të brendshëm e përgjegjësisë dhe llogaridhënies, rritja efikasitetit në mbledhjen e borxheve, dixhitalizimi i shërbimeve, shërbimet profesionale, rritja e transparencës, rritja e bashkëpunimit me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, zbatimi i rekomandimeve nga organizata ndërkombëtare”, shtoi ai.

Murtezaj ka treguar se ndërtimtaria, gastronomia dhe hoteleria janë disa nga sektorët që përbëjnë rreziqe të mëdha në mos përmbushjen e detyrimeve.

“Sektorët që përbejnë rreziqe më të mëdha në mos përmbushjen e detyrimeve tatimore janë ai i ndërtimtarisë, hotelerisë, gastronomisë, punësimi jo formal, tregtia me shumicë apo mungesa e mallrave në stoqe”, përfundon i pari i ATK-së. /Telegrafi/