Më 17 korrik është konfirmuar rasti i parë i prezencës se sëmundjes murtaja afrikane e derrit në një fermë në komunën e Kllokotit – pjesa jugperëndimore e vendit.
Në këtë fermë ndodheshin 22 derra, prej tyre pesë kanë ngordhur si pasojë e kësaj sëmundje.
Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Lamir Thaçi, ka thënë për Telegrafin se ekipet veterinare kanë asgjësuar të gjitha kafshët në këtë fermë, si masë e parë preventive.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha masat e bio-sigurisë së fermës.
“Ekipet veterinare kanë asgjësuar të gjitha kafshët në këtë fermë, si masë e parë preventive dhe janë ndërmarrë të gjitha masat e biosigurisë së fermës. Përhapja e kësaj sëmundje mund të jetë shumë e madhe, pra transmetimi i kësaj sëmundje bëhet nga kafsha në kafshë, kontakti me pajisjet e ndryshme, ushqimit dhe lëvizjeve të njerëzve nga fermat e infektuara në femrat e pa prekura nga kjo sëmundje”, ka deklaruar Thaçi.
Ai tutje ka treguar gjashtë masat e përgjithshme të ndërmarra për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.
“Ndalimin e lëvizjes së derrave nga fermat dhe tregtimi i tyre në tregjet e kafshëve – shitblerja e derrave; dezinfektimi i objekteve dhe zonave përreth ku ka shpërthim të sëmundjes; përcaktimi i zonave të mbrojtura (3 km) dhe gjurmueshmëria e sëmundjes (10 km); njoftimi i rasteve te dyshimta për sëmundjen Mortaja Afrikane e derrave – ASF; vizita e fermave të dyshuara dhe marrja e mostrave dhe dërgimi në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe përcaktimi i lokacioneve si dhe groposja e derrave të ngordhur”.
Mes tjerash, zëdhënësi i AUV-it ka thënë se kjo sëmundje ka karakter ekonomik dhe nuk transmetohet tek njerëzit.
Sipas Thaçit, shenjat klinike të cilat e karakterizojnë këtë sëmundje janë forma përakute, akute, subakute dhe kronike dhe shkalla e ngordhshmërisë varion deri 100 për qind, në varësi të virulencës së virusit me të cilin janë infektuar derrat.
“Format akute dhe përakute të sëmundjes karakterizohen nga një sëmundje e rëndë hemorragjike me ngordhshmëri afër 100 për qind. Pas një periudhe të shkurtër inkubacioni prej 3-7 ditësh, derrat zhvillojnë ethet e larta (deri në 42°C), e ndjekur menjëherë me shenja paaftësie, moskoordinimi, dhe dërmimi. Derri mund të ngordhë në këtë fazë pa shfaqur shenja të tjera klinike”.
“Eritema mund të shihet dhe është më e dukshme te derrat e bardhë. Disa derra zhvillojnë njolla cianotike të lëkurës, veçanërisht në veshë, bisht, në pjesën e poshtme të këmbëve ose në kofshë. Derrat gjithashtu mund të kenë diarre, kapsllëk ose të vjella dhe/ose shfaqin shenja të dhimbjes së barkut, diarreja fillimisht është mukoide dhe më vonë mund të bëhet e gjakosur. Mund të ketë edhe shenja të tjera hemorragjike, duke përfshirë epistaksinë dhe hemorragjitë në lëkurë. Kafshët gravide shpesh abortojnë”, ka përfunduar ai.
Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se në vend jetojnë mbi 47 mijë derra, që përbëjnë 8.6 për qind të numrit të përgjithshëm të kafshëve.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit të Kafshëve, në periudhën 9 qershor – 29 qershor, në Evropë janë raportuar 154 raste të derrave të infektuar nga murtaja afrikane. Nga kjo shifër, 28 janë raste të derrave të butë dhe 126 të derrave të egër.
Sipas kësaj organizate, këto raste janë regjistruar në Kroaci, Çeki, Greqi, Hungari, Letoni, Maqedoni të Veriut, Poloni dhe Rumani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025