Dara Murphy, Nënkryetar i Partive Popullore Evropiane (PPE), gjatë një takimi që ka zhvilluar sot me Shtabin Zgjedhor të LDK-së për zgjedhjet e 6 tetorit, ka thënë se tubimi i mbrëmshëm i LDK-së në Prishtinë dëshmoi fuqinë e kësaj partie dhe kandidates për kryeministre, Vjosa Osmani, drejt fitores në zgjedhje.
Sipas një njoftimi, Murphy ka përgëzuar kryetarin e Shtabit Zgjedhor të LDK-së, Lutfi Haziri dhe gjithë ekipin e tij për organizimin e një fushate moderne, siç i ka hije një partie simotër të Partive Popullore Evropiane.
Ai ka thënë se LDK-ja, si pjesë e PPE-së po bartë tek qytetarët e Kosovës vlera të larta demokratike.
Murphy e ka vlerësuar lartë listën e kandidatëve të LDK-së për zgjedhje dhe kandidaten për kryeministre.
“Vjosa siç e dinë të gjithë është politikane e madhe dhe njohëse e mirë e fushës së drejtësisë. Ajo ka dhënë kontribut në politikë në kohën kur Kosova e shpalli pavarësinë. Si një anëtare me përvojë e parlamentit, Vjosa ka qenë pjesë e vendimeve dhe zhvillimeve më të rëndësishme të shtetit”, ka thënë Murphy.
Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani e ka falënderuar PPE-në për përkrahjen që i ka dhënë LDK-së, por edhe Kosovës në institucionet e Bashkimit Evropian.
Osmani ka thënë miqësia e përjetshme me BE-në dhe Shtetet e Bashkuara, është vlerë e LDK-së, e cila do të zgjerohet edhe më tepër pas fitores në zgjedhje.
Nënkryetar i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se zgjedhjet e 6 tetorit janë referendum për ndaljen e shpërdorimit të shtetit e të buxhetit dhe për heqjen e izolimit të Kosovës.
“Ne kemi besuar tash e 30 vite, dhe besojmë fuqishëm në shtetin e Kosovës, si realitet i përjetshëm, pavarësisht vështirësive për të normalizuar marrëdhëniet me fqinjët tanë. Normalizimi i marrëdhënieve me fqinjët do të ndodhë krahas fuqizimit të brendshëm të shtetit tonë dhe avancimit të integrimeve euro-atlantike”, ka thënë Haziri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City