Murmuron, vetëtin, koha ndryshon…: Celulari është i rrezikshëm kur murmuron, ja çfarë duhet të bëni!
Meteorologët thonë që edhe verës është mundësia më e madhe që reja të godasë ndërtesat e ulëta. Ndër pyetjet më të shpeshta të qytetarëve është se çfarë duhet të bëjnë kur fillon të murmurojë, aq më parë çfarë duhet bëjnë me celularin, të cilin gjithmonë e kanë me vete?
Telegrafi sjell disa këshilla të dobishme të meteorologëve:
– Kur dëgjoni murmurimën, ju jeni pothuajse në rrezik. Reja mund të godasë dhe kur shtrëngata është 16 km larg jush.
– Assesi mos kërkoni strehë nën drunj, aq më parë mos kërkoni strehë nën drurin e vetmuar.
– Nëse jeni në shtëpi dhe e dini që po ndodhë shtrëngata, mbyllni dyert dhe dritaret, fikni aparatet elektrike, posaçërisht ato të cilat në atë çast nuk ju duhen – bojleri, TV-ja…
– Nëse jeni në veturë, mos u frikësoni nga reja, nëse jenë në objekt të mbyllur qëndroni aty derisa të pushojë shtrëngata.
– Mbyllni veshët me duar që t’i mbroni membranën e veshit.
– Ruajuni nga vërshimet e rrugëve.
– Nëse gjendeni në ambient të hapur, assesi mos u shtrini në tokë, sepse atëherë me tërë sipërfaqen e trupit jeni në kontakt me tokën. Pozita më e mirë është të uleni galiç me kokën midis gjunjëve. Në këtë pozitë shmangni që me flokë të prekni tokën. Nëse shtrëngata ende nuk ka pushuar, assesi mos provoni që të rregulloni pjesët e dëmtuara të shtëpisë.
– Nëse vetëtin dhe murmuron, mos përdorni telefonat, pa marrë parasysh a janë ata fiks apo celularë. Celularët patjetër fikni, posaçërisht nëse jeni në hapësirë të mbyllur.
– Shmangni përdorimin e objekteve të metalta, sepse ata janë përçues të shkëlqyeshëm të energjisë elektrike.
– Nëse jeni duke peshkuar, menjëherë lëreni kallamin e peshkimit.
– Shmangni shtyllat e rrëzuara apo të dëmtuara, shtyllat e energjisë elektrike, largpërçuesit, trafostacionet dhe objektet e tjera, të cilat shërbejnë për shpërndarje të energjisë elektrike. Kurrë mos prekni kabllot apo çfarëdo teli nga metali apo bakri të cilët janë djegur, janë shkëputur apo në ndonjë mënyrë janë dëmtuar. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj