LAJMI I FUNDIT:

Muriqi pas golit të 10-të në La Liga: Nuk e di çfarë po ndodhë, por duhet të arrijmë sa më shpejtë 40 pikë

Muriqi pas golit të 10-të në La Liga: Nuk e di çfarë po ndodhë, por duhet të arrijmë sa më shpejtë 40 pikë

Vedat Muriqi ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit spanjoll La Liga.

Sulmuesi kosovar ka realizuar golin e 10-të sezonal, por Mallorca nuk arriti të marrë pikë nga udhëtimi në Kataluni, pasi u mposht nga Espanyoli me rezultat 2-1.

Por prizrenasi është i shqetësuar me gjendjen e skuadrës së tij, pasi në udhëtim kanë pësuar pesë humbje të njëpasnjëshme.


Sipas Muriqit në La Liga nuk ka shaka dhe duhet të reagojnë sa më shpejtë, pasi nuk po e kupton se çfarë po ndodh dhe se duhet t’i grumbullojnë sa më shpejtë 40 pikë për të siguruar mbijetesën.

“Nuk kam fjalë për atë që ndodh jashtë shtëpisë. Diçka po ndodh dhe shpresojmë ta gjejmë sa më shpejt, sepse në këtë Ligë nuk ka shaka”.

Vedat Muriqi 'bombardon' portën e Espanyolit
Lexo po ashtu Vedat Muriqi 'bombardon' portën e Espanyolit

“Duhet të arrijmë 40 pikë dhe pastaj të ëndërrojmë, pse jo? Nëse skuadra ime humbet, nuk më intereson të shënoj”, tha Muriqi për DAZN.

Goli e bën të lumtur personalisht yllin kosovar, por ai thotë se në fund të fundit nuk kanë fituar asgjë.

“Jam i lumtur për golin tim, por në fund nuk kemi mbetur pa asgjë, gjë që është e rëndësishme”, u shpreh Muriqi.

28-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 21 ndeshje në elitën e futbollit spanjoll ku ka realizuar 10 gola e ka asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori