LAJMI I FUNDIT:

Murati prezanton Pakon e Ringjalljes Ekonomike prej 420 milionë eurosh

Murati prezanton Pakon e Ringjalljes Ekonomike prej 420 milionë eurosh

Sot gjatë konferencës për media, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati prezantoi Pakon e Ringjalljes Ekonomike, e cila kap vlerën prej 420 milionë euro.

Mjetet e ndara nga buxheti për financimin e kësaj pakoje janë 190 milionë euro, ndërsa 230 milionë euro vijnë nga huamarrja.


Lidhur me këtë, Ministri Murati nënvizoi se “Kjo pako ka potencial të mobilizojë edhe rreth 700 milionë euro të tjera, pra në total 1.1 miliardë euro investime dhe shpenzime nga buxheti i shtetit por edhe grante, kapital privat, dhe mobilizim të mjeteve nga sektori financiar.”

Pakoja e Ringjalljes Ekonomike përfshin 5 kategori kryesore të masave si vijon:

Mbështetja e punësimit me vlerë 50 milionë Euro,

Ringjallja e ekonomisë dhe prodhimit me vlerë 108 milionë euro,

Mbështetja për familjen me vlerë 50 milionë euro,

Mbështetja për publiken me vlerë 112 milionë euro, si dhe

Investimi në infrastrukturë dhe ambient me vlerë 100 milionë euro.

“Kjo pako paraqet fillimin e fazës së dytë të adresimit, e cila synon punësimin dhe formalizimin e ekonomisë, përmirësimin e strukturës së përbërjes së Prodhimit Bruto të Brendshëm, rritjen e balancuar dhe gjithëpërfshirëse ekonomike, si dhe ruajtjen e stabilitetit makrofiskal”, tha ai.

Së fundi, në mënyrë që ky program të realizohet në tërësi dhe rritja ekonomike e synuar të jetë edhe më e lartë, Ministri Murati bëri thirrje që bashkërisht të punojmë edhe të synojmë mbështetjen e ekonomisë vendore, duke konsumuar produkte vendore e duke punuar në rritjen e formalitetit të ekonomisë.

Gjithashtu, vlen të theksohet se në kuadër të pakos hyn edhe emetimi i bonove të diasporës, si instrument i rëndësishëm për kanalizimin e kapitalit të mërgatës drejt ringjalljes dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të vendit./Telegrafi.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Ekonomi
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!

Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!

Ekonomi
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”

Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”

Frigo Deluxe
Në mesin e 25 shteteve konkurruese

Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”

Ekonomi
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”

Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”

Edil Project
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9

Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9

KosovaMed Healthcare
Kalo në kategori