Murati: Përfundon subvencionimi i energjisë elektrike për kursimtarët, vazhdon vetëm për familjet në nevojë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se tashmë ka përfunduar subvencionimi i energjisë elektrike për sezonin dimëror, ndërkaq gjatë muajve në vijim do të subvencionojnë vetëm familjet në nevojë.
Murati përmes një konference për media së bashku me përfaqësuesin e Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasaorin Tomáš Szunyog ka thënë se Bashkimi Evropian ka dhënë një ndihmë shumë të madhe për vendin përmes një pako mbështetëse prej 75 milionë euro.
Ai tha se Kosova ka kursyer energji elektrike, ndërkaq me masën e subvencionimit për energji elektrike janë ndihmuar mbi 200 mijë familje.
Ministri i Financave po ashtu tha se për tre muaj subvencionimi është bërë nga buxheti i shtetit dhe për katër muaj të tjerë mbulimi i subvencionimit të energjisë është bërë nga BE-ja, në vlerë prej 15 milionë euro, raporton Telegrafi.
“Kosova gjatë dy viteve të fundit është përballur me një krizë energjetike. Kjo gjë ka ndikuar që ne si shtet të ndërmarrim hapa dhe masa të rëndësishme sa i përket rritjes së eficiencës, gjenerimit shtesë, por edhe kursimit të energjisë. Nga këto masa njëra ka qenë edhe për subvencionimi i energjisë, të cilën e patëm lansuar në muajin shtator fillimisht si pilotim dhe testim, e që për tre muajt e parë është financuar nga buxheti i shtetit dhe gjatë diskutimeve që kemi pasur me BE-në, është përfshirë në pakon mbështetëse të BE-së, që ka qenë dhe është miratuar në vlerën prej 75 milionë euro. Dhe katër muajt tjerë në vijim ka qenë të paraparë të mbulohen nga ky fond”, ka thënë Murati.

Murati po ashtu tha se tashmë ka përfunduar subvencionimi i energjisë elektrike për sezonin dimëror, dhe gjatë vitit do të subvencionojnë vetëm familjet në nevojë.
“… kjo do të jetë përmbyllja e kësaj mase të kursimit e cila ka qenë për periudhën apo sezonin dimëror të këtij viti. Normalisht që do të ketë masa të tjera, që po ashtu janë paraparë dhe pako të BE-së, ku janë paraparë edhe 25 milionë euro të tjera që do të jenë përgjatë vitit, pra mbështetje për familjet në nevojë, në mënyrë që të tejkalohet sa më lehtë dhe barra apo fatura e energjisë elektrike për ta”, u shpreh ai.
Tutje Murati theksoi se këtë vit janë kursyer 88 milionë euro import, krahasuar me vitin e kaluar.
“Sa i përket kësaj mase, do të doja të ndaja disa shifra. Ka qenë mbi 200 mijë numri i familjeve që kanë përfituar çdo muaj, dikush më shumë e dikush pak më pak, dhe kanë qenë të kursyera shumë më shumë kilovat në orë energji elektrike të cilat nuk i kemi importuar. Dhe kemi bërë përllogaritje që po të ishin importuar dhe të mbahej konstant konsumi më vitin paraprak do të figuronte një import shtesë prej 88 milionë euro…pra përmes kësaj mase mund të themi që kemi kursyer 88 milionë euro nga importi, pra janë mjete që nuk janë dërguar jashtë vendit dhe nuk është importuar energji elektrike, por për më tepër është kursim për taksapaguesit, kursim për qytetarët…”, ka thënë Murati. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit