LAJMI I FUNDIT:

Murati: Kushtetuta, njëra prej pengesave kryesore për mos funksionalizimin e Kosovës si shtet

Murati: Kushtetuta, njëra prej pengesave kryesore për mos funksionalizimin e Kosovës si shtet

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim (LB), Valon Murati, ka thënë se Kushtetua e Kosovës e cila është produkt i Pakos së Ahtisaarit, është një prej pengesave kryesore që Kosova të funksionalizohet si shtet.

Përmes një statusi në Facebook, Murati ka thënë se detyrë primare e politikës sonë do të duhej të ishte të gjente rrugën për ta ndryshuar këtë kushtetutë.


Postimi i plotë:

Ndryshim e jo betonizim i Kushtetutës së Kosovës

Kushtetuta e Kosovës që është produkt i Pakos së Ahtisaarit është një prej pengesave kryesore që Kosova të funksionalizohet si shtet. Privilegjet të cilat iu kanë dhënë pakicës serbe, kanë bërë që në vazhdimësi edhe nën ndikimin e Beogradit zyrtar të shfrytëzohen për ta defunksionalizuar shtetin e Kosovës. Andaj detyrë primare e politikës sonë do të duhej të ishte të gjente rrugën për ta ndryshuar këtë kushtetutë. Bisedimet me Serbinë, janë një mundësi për të hapur rrugën që Kosova të vendoste vetë se çfarë kushtetute do të ketë pa kufizimet e tanishme. Në këto bisedime nuk duhet futur me gjithë ato kufizime sa ka vendosur rezoluta dhe draft platforma për dialog, por mbi të gjitha do të lihej hapur edhe mundësia e ripërcaktimit të kufijve në mënyrë që pjesa shqiptare e Kosovës Lindore t’i bashkëngjitet Kosovës dhe tri komunat veriore pa shtatë fshatrat shqiptare t’i bashkëngjiten Serbisë. Në draft platformën e dal në opinion për çështjen e kushtetutës thuhet: “Kushtetuta e Kosovës e cila përfshin obligimet e dala nga Plani i Ahtisaarit nuk është e hapur për negocim.” Sigurisht Kushtetuta nuk duhet të negociohet me Serbinë, por si produkt i negociatave dhe marrëveshjes, ajo duhet të ndryshohet, nëse duam të kemi një shtet normal që nuk do të merret me tema të njëjta edhe 20 a 30 vitet e ardhshme. Pa ndryshime kushtetuese, pa guximin për t’u futur në negocim për ripërcaktim të kufijve me Serbinë ne do të sillemi në rrethin vicioz i cili do ta dëmtojë më së shumti Kosovën me ngecje në zhvillim por edhe interesat vitale të popullit shqiptar qoftë në Republikën e Kosovës, qoftë në Kosovën Lindore. Dhe gjithashtu në këtë grumbull kushtëzimesh që janë vendosur në rezolutë dhe në draf-platformë, një gjë e kam të paqartë, pse është paraparë që në fund të ketë referendum. Referendum duhet të ketë vetëm kur marrëveshja tejkalon Kushtetutën dhe kornizën ligjore aktuale, por është i pakuptimtë me gjithë ato kushtëzime që lidhen me respektimin e Kushtetutës. Apo mos edhe këta që i kanë shkruar këto dokumente nuk po i besojnë gjithë këtyre që kanë shkruar?! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori