LAJMI I FUNDIT:

Murati: Aktualisht në ‘superpuna’ janë 1,413 pozita të lira pune

Murati: Aktualisht në ‘superpuna’ janë 1,413 pozita të lira pune

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se aktualisht në superpuna janë 1,413 pozita të lira pune për të rinjtë 18-25 vjeç.

Ai bëri të ditur se paga mesatare e këtyre pozitave është 358 euro, por sipas tij, ka paga që shkojnë edhe deri në 1,000 euro.


A ofron “superpuna” punësim të qëndrueshëm?
Lexo po ashtu A ofron “superpuna” punësim të qëndrueshëm?

“Aktualisht në superpuna janë 1,413 pozita të lira pune për të rinjtë 18-25 vjeç. Paga mesatare e këtyre pozitave është 358 euro, që nënkupton se shumica e bizneseve po shtojnë pagën mbi subvencionin e Qeverisë, por ka paga që shkojnë edhe deri në 1,000 euro”, shkruan Murati. /Telegrafi/