Murat Yakin flet pas shortit: Kemi shumë miq kosovarë, mezi presim përballjen me Kosovën

Kosova dhe Zvicra do të përballen sërish, por kësaj radhe në ndeshje kualifikuese dhe jo në miqësore.
Shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian 'Euro 2024', deshi që Kosova dhe Zvicra të jenë në të njëjtin grup, atë I.
Së bashku me Dardanët dhe helvetikët janë edhe Izraeli, Rumania, Bjellorusia dhe Andorra.
E trajneri i Zvicrës, Murat Yakin ka folur për 20min.ch pas shortit të hedhur, duke thënë se është një grup i mirë.
Legjenda e Përfaqësueses së Zvicrës që tani mbanë pozitën e trajnerit ka thënë se Izraeli është kundërshtari më i fortë, derisa ka shtuar se mezi pret të përballet me Kosovën/
“Mendoj se Izraeli është kundërshtari më i fortë në këtë grup”, ka thënë fillimisht Yakin, duke shtuar se mezi pret përballjen me Kosovën.
“Sigurisht që kemi shumë miq kosovarë në Zvicër, mezi po e presim duelin”, tha Yakin.
Kosova dhe Zvicra u ndeshën në një ndeshje miqësore në muajin mars në Zvicër ku rezultati përfundimtar ishte 1-1. /Telegrafi/




































