Në kuadër të festivalit “Mural Fest”, në qytetin e Ferizajt janë realizuar punime të ndryshme artistike në shumë prej objekteve të këtij qyteti.
Kryefjala e këtyre punimeve artistike ka qenë murali i këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora.
Në një intervistë për Telegrafin, drejtoresha ekzekutive e “Mural Fest” dhe njëherësh artistja Lebibe Topalli, ka treguar se dëshira për realizimin e këtij murali ishte e kamotshme.
“Ideja ishte shumë moti, me vite, bile më kujtohet edhe në edicionin e dytë nëse nuk gaboj, ka pasur aplikantë, të cilët kanë aplikuar me skicën e Ritës dhe të disa figurave tjera të njohura tonat por nuk i ka ardhur momenti. Para dy viteve prapë kemi pasur një diskutim, Prishtinë apo Ferizaj, ku? Por nuk është bërë, hera e tretë për 8 mars, kemi dashur ta shënojmë 8 marsin me një figurë si të Ritës, edhe kemi dashur ta bëjmë një mural por moti ishte shumë i keq, por në këtë kohë të mbylljes arritëm ta fillojmë këtë punim që ka shkuar shumë shpejt, shumë mirë edhe aq shumë ka bërë bujë sa nuk e kemi pritur as ne vet”, ka thënë Lebibe Topalli.

Ajo tregoi se sa kohë iu merr artistëve zakonisht realizimi i një murali të tillë, e që ky i Ritës duket të jetë realizuar në një kohë rekord.
“Po zakonisht deri në fillimin e procesit të muralit është një punë goxha e madhe. Ndërsa në momentin kur fillon, kur të jenë të gjitha mjetet gati shkon shumë shpejt. Por është shumë interesante që është një mural që më së paku ditë ka marrë për t’u punuar. Edhe kemi arritur shumë shpejt ta realizojmë, për dy ditë, dy ditë e gjysmë është finalizuar, ndoshta ishte arsyeja që kemi punuar një numër më i madh i artisteve, sepse në këtë rast kanë punuar tetë artiste femra, 2 studente dhe 3 pjesëtare të ‘Mural Fest’-it. Ishte një iniciativë vullnetare”, është shprehur ajo.

Vet Rita Ora me të parë këtë punim e shpërndau atë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, gjë që ka gëzuar pa masë të gjithë shqiptarët, e në veçanti ata që e realizuan punimin.
“Në fakt ne punuam mjaft intensivisht gjatë gjithë ditës, edhe unë isha në gjumë kur e ka bërë publikimin, por e di që në mëngjes kur i kam parë portalet, ishte bërë goxha e madhe, normalisht kuptohet që Rita është Ritë edhe çdo postim i saj bën bujë. Por ka pasur shumë interesim nga mediat., nga qytetarët. Jemi ndjerë shumë mirë, por duhet ta theksoj se ka një arsye pse e kemi punuar Ritën. Ne jemi shumë të vetëdijshëm se kemi shumë figura të mira, të njohura të femrave tona, por e kemi përzgjedhur Ritën sepse kemi dashur fillimisht që ta paraqesim një bukuri femërore shqiptare, e dyta kemi dashur ta paraqesim një Ritë të suksesshme dhe e treta; dihet që në klipin e fundit të saj, ajo ka kërkuar që të vishet me motive kombëtare shqiptare, dhe besoj ia kemi arritur që në këtë muri të paraqesim diçka të bukur”, ka theksuar drejtoresha e “Mural Fest”.

Tutje, artistja Topalli thotë se murali i artistes shqiptare me renome ndërkombëtare, është shndërruar tashmë në një pikë atraktive për qytetarët, që të ndalen dhe të bëjnë fotografi.
“Ne si ‘Mural Fest’ kemi realizuar normalisht që pesë edicione, çdo vit kemi realizuar murale të ndryshme, por e veçanta është që ky mural është mirëpritur shumë nga qytetarët, ndoshta figura e Ritës e ka bërë që të pëlqehet më shumë, edhe përpara se të behet punimi, ka pasur interesim, ka pasur pëlqim, ka pasur komente shumë të mira, por çdo herë që kaloj këtu shoh, çdo ditë tashmë njerëzit po ndalen dhe po bëjnë fotografi të tipit ‘ja këtu duke pirë kafe me Ritën’ e kështu…”, thotë Topalli.

Drejtoresha e “Mural Fest” thekson se për realizimin e muraleve të tilla, kostot e shpenzimit janë goxha të mëdha.
“Varet nga punimi, por ne si ‘Mural Fest’ po kemi fatin qe te kemi pranë vetes artistë me renome ndërkombëtare, ekspertë të ndryshëm të kësaj fushe, edhe vijnë mos të them vullnetarisht, realizojnë punimet e tyre, por me një pagesë minimale mund ta quaj. Kostot e materialeve janë shumë të kushtueshme, mjetet për realizimin e muralit janë specifike dhe të kushtueshme, zakonisht mesatarja e muralit sillet rreth 4000, por ka raste edhe 6000, apo nëse është hapësira më e vogël, mund të bëhet edhe më lirë”, thekson ajo.

“Home (Shtëpia)” mban titullin tema e sivjetme e “Mural Fest”, e që askush më mirë se Rita Ora nuk do të ishte e përshtatshme që të prezantonte konceptin e kësaj teme në Kosovë.
“Ne kemi publikuar edhe temën dhe datat. Shpresojmë që mos ta anulojmë sepse po dihet në çfarë faze jemi duke jetuar. Tema është Home (shtëpia), të gjitha punimet do t’i dedikohen kësaj teme. Datat e festivalit janë 12-20 qershor”, ka thënë artistja dhe drejtoresha e “Mural Fest 2021”.

Për fund, artistja Lebibe Topalli ka treguar mesazhin që ajo ka dashur të përcjellë përmes këtij murali.
“Duke realizuar një mural, një figurë sikurse Rita, ne kemi dashur të nderojmë suksesin e Ritës, duke dashur të respektojmë punën e çdo femre shqiptare që arrin suksese, sikurse Rita në këtë rast”, përfundon Lebibe Topalli.
Murale të tilla i kanë dhënë një dimension tjetër qytetit të Ferizajt, duke e shndërruar në një qytet urban me fasada shumëngjyrëshe e punime artistike. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

“Nuk kam parë gjë më të shpifur”, Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Jozi dhe Ola po flirtojnë drejt një lidhje të re – Loredana qan ndërsa sheh klipin e dyshes

Nis ndryshe spektakli i BBVA, Ledioni futet brenda në shtëpi dhe i jep G Banit lajmin e hidhur - ai lë shtëpinë mes lotësh

"Gjëja më e shpifur që kam parë", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Jozi dhe Ola po flirtojnë drejt një lidhje të re - Loredana qan ndërsa sheh klipin e dyshes

"Me Laertin një herë kam pirë kafe", "Me Laeartin jam takuar dy herë", "Kemi punuar një muaj bashkë" - produksioni demanton Rozanën me tri deklarata të ndryshme

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët në transmetim të drejtpërdrejt

Unikkatil reagon për herë të parë pas vdekjes tragjike të vëllait të tij: Përjetove gjëra që disa nuk munden as me qindra jeta

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi