LAJMI I FUNDIT:

Mungon teatri i kukullave

Fëmijët e sotëm janë të pushtuar nga teknologjia më moderne që ka ekzistuar ndonjëherë. Tërë bota e tyre po shndërrohet në një ylber elektronik me personazhe të llojllojshme të krijuara nga mjeshtrit e mëdhenj të perëndimit, madje këto personazhe ata i kërkojnë edhe në teatrin e tyre modest të kukullave. Po të mos shfaqeshin personazhet e filmave vizatimor, interesimi i fëmijëve nuk do të jetë në nivel të lartë, ngase do ndeshen me një “konfuzitet” ose absurditet të pa njohur. Sa herë që përmendet ndonjë shfaqje me kukulla, menjëherë në mendje ju vije “Pinokio”, me hundë të gjatë, faqe të kuqe dhe këmbë prej druri. Po të analizohet thellë ky personazh, është tejet mbresëlënës, tërheqës, aspak i dhunshëm, i sinqertë me një ndërgjegje të pastër, dhe shikuesit e vegjël i mban në një tension shumë të lartë, zhvillon fantazinë e tyre, me skena të ndryshme surreale, e që i përkasin imagjinatës së fëmijëve. Ata përveç që këtë personazh e shikojnë në ekran televiziv, ata me padurim do e shohin edhe në Teatrin e kukullave, ngase këtu e kanë me afër, më të gjallë, me shumë shpirt, dhe më komunikues.

Zanafilla e artit të kukullave përkon me kohërat kur njeriu filloi të merret me gdhendjen e drurit. Gjatë këtij procesi kukullat dhe shfaqjet me kukulla kanë vërtetuar veten si një art në vete dhe nuk mbetën të kufizuara vetëm me lodra prej druri të cilat i lëviznin me penj. Brenda artit të kukullave sot kemi teatro të hijeve, shfaqje kukullash, kukulla të prodhuara nga materiale të ndryshme dhe natyrisht kukulla të bëra me kompjuter. Në këtë art bëjnë pjesë edhe vantrologët (njerëzit që të lënë përshtypjen sikur flasin me bark) me kukullën e tyre në prehër. Ndoshta për shkak se bota e kukullave mendohet në përgjithësi bashkë me fëmijët, shfaqjet me kukulla bëhen me lloje të pasura dhe të kënaqshme të kukullave. Por, me shtimin llojllojshmërisë së kukullave ka ndryshuar edhe perceptimi i tyre. Në tërë botën filluan të jepen shfaqje me kukulla, ku kemi ndërthurjen e disiplinave të videos, kërcimit dhe muzikës. Shembujt e satirës dhe ironisë që demonstrohen në këto shfaqje rritën moshën e grupit të shikuesve. Edhe artistët e kukullave, së bashku me anën fëmijërore, me këto shfaqje mundohen të tregojnë se këto shfaqje me kukulla nuk janë vetëm për fëmijë.


Në teatrin tonë, pak i kushtohet shikuesve të vegjël, pothuajse fare nuk ka shfaqje për ta, dhe krejt kjo na vije si mungesë e buxhetit për realizmin e shfaqjeve të shumta për fëmijë, derisa shfaqjet për të rritur janë mbushur me boshllëk antivlerash. Ku është edukimi dhe ngritja kulturore për të vegjlit, apo ndoshta kur të arrijnë një moshë më madhore do shkojnë në teatër, e atëherë teatri për ta do jetë një mister tejet i gjallë, sepse nga hapat e vegjël nuk janë mësuar të ndeshën me të, nuk do dinë si të ulen, ose të reagojnë ngase në teatër ekzistojnë disa sisteme ku edhe shikuesi mund të ketë rol. Këta të vegjël, të etur për botën e teatrit, nëse nuk e anashkalojnë me sukses, në kokën e tyre gjithnjë do të jeton një zbrazëtirë e cila do t’i përcjellë tërë jetën. E ngjashme është kjo, sikur mungesa e përrallave. Andaj, do ishte mirë që përgjegjësitë e kulturës, të investojnë në teatrin e kukullave, në drama për fëmijë, dhe në personazhe të njohura për të vegjlit.

Ana pozitive e investimit dhe zhvillimit të këtij teatri është se të vegjlit, njoftohen me personazhe pozitive, negative, dinake, koprracie, të padijshme, të mençura etj. Ata zhvillojnë të menduarit, ngase imagjinojnë sikur atyre t;iu kishte ndodhur kjo ngjarje, e cila bartet si një mesazh shumë i shëndoshë në trurin e bardh të tyre. Besimi i tepërt në ngjarjen e luajtur, i bënë personazhe edhe spektatorët e vegjël, të cilët me padurim do presin ngjarjen në vazhdimësi, madje këta spektator janë më të sinqertë se ata të rritur, fëmijët reagojnë në situata shumë të përjetuara nga aktorët parapa kukullave, çdo moment duhet të serohet bindshëm, çdo batutë, duhet të jetë e logjikshme.

Në trend

Më shumë
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

Shpërthen ‘bomba’ në Spanjë: Dyshohet për një ndeshje të trukuar në La Liga

La Liga
Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Allen përmend Asociacionin, e ndërlidh me rrugëtimin euroatlantik të Kosovës

Lajme
Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin

Policët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin

Auto
Tek Arsenali të sigurt se do shpallen kampionë – dalin pamjet duke prezantuar trofeun

Tek Arsenali të sigurt se do shpallen kampionë – dalin pamjet duke prezantuar trofeun

Premier League
Cristiano Ronaldo tregohet dinak kur parashikon fituesin e Ligës Premier këtë sezon

Cristiano Ronaldo tregohet dinak kur parashikon fituesin e Ligës Premier këtë sezon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori