Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka organizuar një festë me ushqim të shpejtë në Shtëpinë e Bardhë, duke fajësuar kështu stafin e hotelerisë për mbylljen e pjesshme të qeverisë.

Ai mirëpriti fituesit e kampionatit kombëtar të futbollit të kolegjit Clemson Tigers, duke shërbyer më shumë se 300 hamburgerë, patate të skuqura dhe pica, transmeton Telegrafi.


2 52

"Për shkak të mbylljes, kemi porositur ushqim të shpejtë amerikanë të cilin e kam paguar unë", ka deklaruar Trump para gazetarëve.

Pjesa e madhe e qeverisë federale nuk është duke funksionuar për shkak të mbylljes. Ajo ka prekur 800 mijë punonjës së sektorit publik, përfshirë këtu stafin e Shtëpisë së Bardhë, të cilët kanë qenë në pushim të detyrueshëm ose kanë punuar pa pagesë për 24 ditë.

3

Presidenti Trump është duke refuzuar ta aprovoj buxhetin federal nëse nuk ka fonde për murin përgjatë vijës kufitare me Meksikën, por Demokratët po e refuzojnë kërkesën e tij për 5.7 miliardë dollarë.

Rreth një e katërta e qeverisë federale do të vazhdojë të mbetet e mbyllur, kurse punonjësit siç janë ata kontrollorët e trafikut ajror dhe agjentët e Shërbimit Sekret do të vazhdojnë të punojnë pa pagesë derisa të arrihet një marrëveshje për shpenzimet.

4 38

"Kemi pica, 300 hamburgerë, shumë, shumë patate të skuqura, të gjitha ushqimet e preferuara", ka deklaruar Trump derisa i priti të ftuesit në event.

"Dua ta shoh se çfarë do të mbetet kur do të largohemi, pasi që mendoj se nuk do të mbetet shumë", ka shtuar Trump. /Telegrafi/