Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) të shtunën ka prezantuar për herë të parë analizën e politikave “Sa llogaridhënëse janë institucionet e pavarura në Kosovë”, të cilat i raportojnë Kuvendit, ku del se problem kryesor mbetet transparenca e rregullatorëve.
Albana Rexha nga GSP ka prezantuar gjetjet kyçe lidhur me dimensionin e llogaridhënies të secilit rregullator, ndërsa ka thënë se për studim kanë zgjedhur vetëm institucionet e pavarura rregullatore, ndërsa është shprehur se indeksi i përgjithshëm i llogaridhënies së rregullatorëve është 0.54, duke treguar kështu një indeks të përgjithshëm pak më të lartë se 50 për qind.
“Bazuar në këtë matje të indexit të llogaridhënies që GLPS ka bërë në Kosovë, del se Autoriteti Kosovar i Konkurrencës dhe Komisioni për Miniera dhe Minerale, kanë indeksin e llogaridhënies më të ulëtin, përkatësisht kanë 0.36 indeks të llogaridhënies. Kurse, Autoriteti i Shërbimeve të Ujit del se ka indeksin e llogaridhënies më të lartin 0.79. Në mesatare, indeksi i llogaridhënies të këtyre rregullatorëve të tregut në Kosovë del të jetë 0.56”, tha ajo.
Më tej, ajo ta shpjeguar se përkundër faktit se indeksi i llogaridhënies është mbi mesataren dhe reflekton probleme të shumta me rregullatorët.
“Problemi parësor që del nga ky indeks i llogaridhënies është mungesa e mekanizmave sanksionues nga ana e komisioneve parlamentare, pra kur rregullatorët e tregut raportojnë në komisione të ndryshme në Parlament, edhe në momentin kur raporti i tyre vjetor nuk aprovohet, komisionet parlamentare nuk kanë mundësi të sanksionojnë këta rregullatorë. Së dyti, matja e performancës së tregut të cilën ata rregullatorë e monitorojnë dhe duhet të raportojnë, del se në shumicën e rasteve në Kosovë nuk e prodhojnë një raport të tillë. Së treti ekziston një mungesë e një qasje strategjike të konsultimeve publike… dhe nën katër, shumica e rregullatorëve nuk kanë kod të mirësjelljes”, tha ajo.
Për problemet kryesore që GLSP ka identifikuar ka nxjerrë edhe një numër të rekomandimeve si ndryshimet legjislative që Kuvendi duhet të bëjë që të imponojë mekanizma sanksionimi për rregullatorët e tregut, të gjithë rregullatorët duhet të miratojnë një qasje të strukturuara për konsultimet publike, të gjithë rregullatorët duhet të jenë në gjendje të prodhojnë vlerësime periodike të performacës së tregjeve të tyre.
Ndryshe, rregullatorët e studiuar nga GLSP janë: Autoriteti Rregullator i Shërbimeve të Ujit, Autoriteti i Aviacionit civil, Autoriteti Rregullues i Hekurudhave, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, Komisioni për Miniera dhe Minerale, Komisioni i Pavarur i Mediave, Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, Zyra e Rregullatorit të Energjisë si dhe Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë